Mbrëmë u shpall fituesi i European Youth Awards (EYA) dhe në kategorinë për Digital Solutions with Social Impact, projekti Blood Donor (Dhuro Gjak) i krijuar nga studentët e Kolegjit Riinvest, fitoi vendin e parë duke e theksuar edhe njëherë seriozitetin e kolegjit, përkushtimin e studentëve dhe menorimin e profesorëve.
EYA është një platformë për komunitetin pan-evropian të krijuesve të rinj të ndryshimeve që përdorin teknologjitë digjitale për të përmirësuar shoqërinë.
Projekti Dhuro Gjak lindi si ide nga tema e diplomës së studentit Fidan Uka e pastaj në njërën nga punëtoritë e Unicef Innovation Lab mori ndihmën e parë qoftë nga ana e mentorimit si dhe nga ajo financiare.
Pasi që ishte njëri nga projektet fituese në punëtorinë e Unicef Innovation Lab, projekti ra në sy të Ministrisë së Shëndetësisë ku edhe me datë 21 Qershor u bë lansimi zyrtar i tij, duke e bërë MSh si pjesë e bashkëpunëtorëve të projektit.
Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili tha se krijimi i platformës online dhe aplikacionit për dhurimin vullnetar të gjakut do të rris mundësitë e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut për të ju dhënë përgjigje kërkesave të vazhdueshme për gjak për personat në nevojë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë, përmes përdorimit të metodave inovative dhe gërshetimit të teknologjisë do t’u jap zgjidhje më praktike shumë problemeve të shtresuara me vite.
“Një aplikacion i cili problemeve të shtresuara për vite me radhë ju jep një zgjidhje moderne. Për mua do të jetë një lehtësim shumë i madh, do të jetë një mundësi të shohim se cilat janë mungesat e rezervat tona. Me këtë besoj që inkurajojmë edhe vajzat e djem të ri të na paraqiten me ide të tjera. Na mbetet të vazhdojmë financimin që të japim zgjidhje të problemeve të mëdha”, tha Ministri.
Ju lumtë djelmoshave për këtë arritje dhe që e vendosën Kosovën në hartën e vendeve me ndikim social në shoqëri.
Aplikacioni gjendet në AppStore dhe PlayStore gati për t’u shkarkuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Drejtori i Doganës tregon se cila është zona më e nxehtë e kontrabandës në Kosovë

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Neptun Kosova hap dyqanin më të madh në Ballkan në Central Park

Kursime mbi 200 mijë euro, ky është zyrtari publik me pagën më të lartë në Kosovë

Bëhu me pronë në bregdet

Grand Blue FAFA Resort, streha e qetësisë dhe elegancës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar