LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Doganës tregon se cila është zona më e nxehtë e kontrabandës në Kosovë

Drejtori i Doganës tregon se cila është zona më e nxehtë e kontrabandës në Kosovë

Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka thënë se aktualisht ‘zona më e nxehtë’ e kontrabandës në Kosovë është në trekëndëshin në mes Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht në zonën e Debëlldesë.

“Zona më e nxehtë e kontrabandës botërisht ka qenë e ditur që ka qenë Mitrovica e Veriut por tash prej raporteve që i kemi është zona e Debëlldes, trekëndëshi Maqedoni e Veriut, Serbi, Kosovë. Prej Maqedonisë kemi goxha probleme dërgesat që janë mallra të falsifikuara”, tha Llugaliu.

Drejtori i Doganës së Kosovës thekson se janë kryesisht mallrat e falsifikuara të cilat po tentohen të kontrabandohen më së shumti nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.


Sa i përket kontrabandimit të cigareve në Kosovë ai tha se kanë pasur raste të tilla por që vendi ka një sistem mirë të rregulluar sa i përket kontrolleve të tyre.

“Kemi pasur raste kur dhjetëra pako për cigare janë kontrabanduar përmes Shkupit pastaj në Shkodër e kanë mbërri në Kosovë. Kryesisht kanë shku nga Mitrovica e Veriut. Kosova e ka një prej sistemeve më të rregulluara për kontrollin e cigareve. Mundësia për me gjetë cigare në Kosovë pa banderolla është shumë e vogël”,  shtoi Llugaliu për “KallxoPernime“.

Në trend Ekonomi

Më shumë
3 vjet veç vozit - Zbritje deri në 20,000€ në modelet Volvo SUV!

3 vjet veç vozit - Zbritje deri në 20,000€ në modelet Volvo SUV!

Ekonomi
Fabian Kamberi në listën “Forbes 30 Under 30 Europe 2025” – Shqiptari që po revolucionarizon botën dixhitale

Fabian Kamberi në listën “Forbes 30 Under 30 Europe 2025” – Shqiptari që po revolucionarizon botën dixhitale

Ekonomi
A e dëshiron jetën me rehati dhe qetësi? Në Kompleksin Linda te dyjat i ki!

A e dëshiron jetën me rehati dhe qetësi? Në Kompleksin Linda te dyjat i ki!

Ekonomi
Premiere Weekend me filmin hit

Premiere Weekend me filmin hit "Mission: Impossible – The Final Reckoning" më 17-18 maj

Ekonomi
Natyra ofron, NANA Krem shfrytëzon: Produkte natyrale për butësinë e lëkurës së bebeve

Natyra ofron, NANA Krem shfrytëzon: Produkte natyrale për butësinë e lëkurës së bebeve

Ekonomi
Vetëm Kosova e Serbia mbeten pa mjetet e para të Planit të Rritjes

Vetëm Kosova e Serbia mbeten pa mjetet e para të Planit të Rritjes

Ekonomi
Kalo në kategori