Me ftesë të Odës së Zejtarëve të Mynihut dhe të Bavarisë së Epërme dhe Shoqatës së Ndërtuesve të Bavarisë(LBB), ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica mori pjesë në organizimin për promovimin e studentëve nga Kosova të cilët po aftësohen profesionalisht në Gjermani, në kuadër të marrëveshjes në mes të MPMS-së, GIZ-it gjerman dhe partnerëve tjerë gjerman, për arsim dhe aftësim profesional të mbi 100 të rinjve nga Kosova, në sistemin dual gjerman.
Gjatë fjalës së tij, Reçica tha se popullsia e Kosovës ka një përvojë të gjatë në migrimin qarkor nga i cili kanë përfituar familje të shumta nga Kosova dhe kjo traditë po vazhdon të zhvillohet edhe më tej, duke shprehur falënderimet e tij për shtetin gjerman.
“Politikat tona janë drejtuar kah ulja e papunësisë dhe rritja e punësimit dhe një nga këto politika është arsimi dhe aftësimi profesional dhe orientimi në karrierë i të rinjve tanë dhe besojmë fort se kjo është rruga e duhur për të arritur qëllimet tona”, tha ministri.
Në kuadër të eventit të organizuar, ministri takoi presidentin e Odës së Zejtarëve të Mynihut dhe Bavarisë së Epërme, Franz Xaver Peteranderl dhe përfaqësues të LBB-së, si dhe të rinjtë të cilët janë duke u aftësuar në kompanitë e Shoqatës së Ndërtuesve Bavarez, në profile të ndryshme të ndërtimtarisë së ulët dhe të lartë. Reçica uroi këta të rinj dhe i porositi që të angazhohen me përkushtim ngase një mundësi e tillë e vjeljes së diturisë u hap rrugë për një jetë më të mirë.
“Të rinjtë janë pasqyra e shtetit tonë dhe po përpiqemi maksimalisht që të zgjerojmë mundësitë për ta. Shkathtësitë dhe përvoja që këta të rinj do t’i marrin këtu në Gjermani, do të përkthehen në praktikë kur ata të kthehen në Kosovë dhe kjo do të ndikojë gjithashtu edhe në zhvillimin socio-ekonomik të vendit”, u shpreh Reçica.
Ministri theksoi përkushtimin e tij dhe të MPMS-së për zgjerimin e mundësive për punësim dhe aftësim profesional. Ai falënderoi partnerët BMZ, GIZ/PME, Shoqatën Bavareze të Ndërtimtarisë si dhe Odën e Zejtarëve për Mynih dhe Bavarinë e Epërme për gatishmërinë për bashkëpunim ndërkaq tha se është shumë e rëndësishme që bashkëpunimi mes Kosovës dhe Gjermanisë të konkretizohet edhe më shumë, me arritje të një marrëveshje edhe në nivel federal për punësim sezonal dhe të përkohshëm të qytetarëve tanë në fusha të ndryshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe