LAJMI I FUNDIT:

Ramos, mbrojtësi qendror më i miri në botë

Ramos, mbrojtësi qendror më i miri në botë

Për tetë sezone të njëpasnjëshme, kapiten i Real Madridit dhe Spanjës, Sergio Ramos pritet të jetë në formacionin më të mirë të FIFA-s.

Të gjithë fituesit e çmimeve më elitare të futbollit do të shpallen në ceremoninë ‘The Best FIFA’, e cila do të mbahet sonte në Londër.


Ramos është përzgjedhur në ekipin më të mirë në botë nëntë herë dhe ka qenë gjithmonë i pranishëm që nga viti 2011, ndërsa Marca e konsideron si më të mirin.

Në vitin 2008 ai u zgjodh së bashku me Gerard Piquen, por mungoi dy herë radhazi.

Ramos është më shumë se sa i denjë për një vend në formacion, pasi është është i njohur për stilin e tij të rrezikshëm të lojës, kuptimin e lojës, shpirtin e tij konkurrues dhe angazhimin në çdo kohë.

Kjo është mënyra se si ai luan dhe nuk do të ndryshojë kurrë.

Mbrojtësi tani ka 19 tituj në emrin e tij, duke përfshirë dy Kampionate Evropiane dhe një Kupa Bote me Spanjën .

Që nga largimi prej Sevillas, Ramos ka luajtur 571 ndeshje në 14 vjet për Real Madridin dhe 158 për ekipin kombëtar, duke qenë zgjidhja kryesore edhe pse ka ndërruar shumë trajnerë.

Te Spanja e nisi me Luis Aragones, i ndjekur nga Vicente Del Bosque, Julen Lopetegui, Fernando Hierro dhe tani Luis Enrique .

Me praninë e tij në formacion Ramos barazohet me Andres Iniestan.

Iker Casillas është i treti në listë që është zgjedhur pesë herë radhazi.

Që nga viti 2005, kur u prezantuan këto çmime, John Terry është zgjedhur gjashtë herë, ndërsa Pique e ka bërë ekipin në katër raste. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori