LAJMI I FUNDIT:

Shilegov: Nga Lisiçe deri në Qendër me tren arrihet për 4 minuta, ndërsa prej aty vazhdoni me biçikletë (Video)

Shilegov: Nga Lisiçe deri në Qendër me tren arrihet për 4 minuta, ndërsa prej aty vazhdoni me biçikletë (Video)

Java evropiane e mobilitetit 2018 në Shkup mbaroi me kombinimin  hekurudhor dhe transport me biçikletë. Aktivistë nga shoqata “I pari deri në majë” dhe nga nisma “Në biçikletë” me biçikletë hynë në tren në stacionin hekurudhor në Lisiçe, u vizitën deri te stacioni në Gjorçe Petrov, dhe nga atje u kthyen në Qendër me biçikletë nëpër rrugët e qytetit. Përfundimi ishte në rrugën “Dimitrie Çupovski”.

“Sot, pas nismës së shoqatave “I pari deri në majë” dhe nga “Në biçikletë” e prezantuam idenë se nëpër Shkup mund të lëvizim në mënyra të ndryshme. Në fund të fundit, në fushatën time parazgjedhore e promovova ideja që në të ardhmen të mund të formojmë tren në qytet, ndërsa ngjarja e sotme është demonstrim i vogël e asaj mundësie. Nga Lisiçeja deri te stacioni kryesor në qendër të qytetit treni arriti për katër minuta, dhe më pastaj do të vazhdojë me lëvizjen e tij deri në Gjorçe Petrov. Do të thotë, ka alternativë, do të mund nga Lisiçeja të hymë në tren me biçikletë dhe për katër minuta të jemi në qendër dhe ta vazhdojmë lëvizjen me biçikletë deri destimi përfundimtar”, tha Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas tij, Bashkia e Shkupit pretendon të jetë qytet me mundësi alternative të transportit, ashtu sikurse janë Berlini, Amsterdami dhe qytetet tjera evropiane.

“Në procedurën për furnizimin e autobusëve të rinj të qytetit, ne parashikojmë që autobusë të kenë bartës të biçikletave, për t’u mundësuar qytetarëve që të kenë më shumë alternativa në lëvizjen e tyre. Ne po investojmë seriozisht në ndërtimin e shtigjeve të biçikletave, dhe së shpejti do t’i promovojmë shtatë shtigjet e reja”, tha kryebashkiaku Shilegov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori