LAJMI I FUNDIT:

Malltezi: Figura e Skënderbeut, rol kyç në “Shqipërinë veneciane” të shek. XV

Malltezi: Figura e Skënderbeut, rol kyç në “Shqipërinë veneciane” të shek. XV

Figura e Skënderbeut erdhi gjatë Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike me një kumtesë nga historiani Luan Malltezi, i cili tregoi dhe një herë se heroi ynë kombëtar nuk ishte strateg dhe luftëtar i zoti vetëm për vendin tonë, por figurë e pazëvendësueshme në Shqipërinë veneciane në shekullin XV.

Me termin “Shqipëria veneciane” Malltezi ka parasysh zotërimet që kishte Republika e Venedikut në Shqipëri në kohën e Skënderbeut, në të cilat bënin pjesë qytetet bregdetare si Durrësi, Lezha, Shkodra, Ulqini dhe Tivari.

“Një nga pikat e tjera që trajtohet janë marrëdhëniet e Venedikut me Skënderbeun”, tha ai. “Figura e Skënderbeut është një figurë jashtëzakonisht e madhe për shqiptarët edhe në ditët e sotme. Është gjithashtu një personalitet i jashtëzakonshëm, pasi ka luajtur rol të rëndësishëm në luftën antiosmane për fatet e Ballkanit dhe Evropës”. /ata/