Dëshmitë e reja sugjerojnë se Galaxy S10 do të vijë në katër versione, njëri prej tyre me 5G
Rrjedhja më e fundit vjen prej blogut XDA Developer, që vërejti diçka shumë interesante të fshehur brenda përditësimit të Android 9.0 nga Samsung: Mund të shohim një total prej katër modeleve të ndryshme të Samsung Galaxy S10.
Këtë verë, qarkulluan thashethemet nga raporti i analistit Ming-Chi Kuo në lidhje me tri versione të mundshme të S10. Të gjeturat e XDA tregojnë për një version shtesë, të pa-përmendur më parë, njofton Mashable.
Ja se çfarë mund të shohim, në sajë të dokumentëve XML që u gjetën nga XDA:
Beyond0 – Beyond është i njohur të jetë emri kodik i Samsung për Galaxy S10. Supozimi është se ky model do të vijë me çmimin dhe specifikat më të ulta nga versionet e reja S10.
Beyond1: Versioni kryesor i Samsung Galaxy S10 i cili thuhet se ka një ekran AMOLED 5.8 inç
Beyond2: Një version më i madh i telefonit të ri. Modeli Galaxy S10 + pritet të ketë një ekran prej 6.44 inç
Beyond25g: Telefoni i katërt, i paraportuar paraprakisht. Besohet të jetë telefoni i parë Samsung Galaxy që mbështet 5G.
Duhet të theksohet se këto varianteve të telefonit janë vetëm supozime në këtë pikë. Megjithatë, provat ofrojnë dëshmi se telefoni ekziston.
Pas shitjeve zhgënjyese të Galaxy S9, Samsung mund me të vërtetë të sjell risi interesante përreth gjeneratës së tyre të ardhshme të telefonëve.
Kompania dërgoi disa ditë më parë ftesën për ngjarjen “A Galaxy Event”, që vjen më 11 tetor, duke u mburrur për “argëtim 4x” në tekst shumë të madh. A mund të jetë një referencë për këtë informacion të ri në lidhje me katër modele të mundshme Galaxy S10?
Duket se gjithçka do të zbulohet muajin tjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë “nga Netflix”
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë
Apple i thotë stafit që të jenë prezentë në zyrë së paku tre ditë në javë
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë
Android më i pasigurti
Specifikat e Realme GT2 Explorer Master
IBM pezullon të gjitha bizneset në Rusi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'