LAJMI I FUNDIT:

Motra e Ronaldos: Kartoni i kuq ishte turp i futbollit, do t’i paguajnë shtrenjtë lotët e vëllait tim

Motra e Ronaldos: Kartoni i kuq ishte turp i futbollit, do t’i paguajnë shtrenjtë lotët e vëllait tim

Motra e Cristiano Ronaldos ka thënë se kartoni i kuq ishte turpi i futbollit dhe sipas saj po duan të shkatërrojnë vëllanë e saj, por do të paguajnë një çmim të lartë për lotët e tij. 

Ylli i Juventusit u ndëshkua me karton të kuq gjatë pjesës së parë në fitoren 2-0 në udhëtim te Valencia në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve.


Deri te ndëshkimi erdhi pasi Ronaldo goditi paksa mbrojtësin Jeison Murillo, ndërsa më vonë ia tërhoqi edhe flokët.

Ronaldo ndëshkohet me të kuq në debutimin me Juven në LK
Lexo po ashtu Ronaldo ndëshkohet me të kuq në debutimin me Juven në LK

Meqë nuk ka VAR në Ligën e Kampionëve, gjyqtari gjerman Felix Brych duhej të mbështetej në asistentin e tij pas golit, i cili e ndihmoi për vendimin.

Ronaldo ishte i shqetësuar, duke e lënë fushën e lojës me lot në sy, dhe motra e tij Katie Aveiro lëshoi ​disa deklarata pompoze në Instagram e saj.

“Turp për futbollin. Drejtësia do të vijë në vend”, ka shkruar fillimisht ajo.

“Ata duan të shkatërrojnë vëllanë tim, por Perëndia kurrë nuk fle”.

Si ndodhi kartoni i kuq i Ronaldos dhe sa mund të dënohet portugezi
Lexo po ashtu Si ndodhi kartoni i kuq i Ronaldos dhe sa mund të dënohet portugezi

“Do të ketë një çmim të lartë për këta lot. Ata duan ta poshtërojnë, por nuk do të kenë sukses”, përfundoi motra e Ronaldos.

Tani mbetet për t’u parë sa do të jetë ndalimi ndaj portugezit, por flitet se minimumi është një ndeshje deri në tri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori