LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Anëtarësimi në NATO nënkupton përgjegjësi më të madhe

Xhaferi: Anëtarësimi në NATO nënkupton përgjegjësi më të madhe

Të gjithë ne, si qytetar dhe si politikan, jemi pranë një moment historik, moment nga e cila varet e tanishmja, në mes tjerash edhe e ardhmja. Duhet të kujtohemi se para 27 vjetëve, kur qytetarët dolën në referendum për pavarësinë e Republikës së Maqedonisë, deputetët nga përbërja e parë i konfirmuan qëllimet strategjike të vendit, dhe ato janë integrimi i plotë në NATO dhe BE. Dhe tani, ai moment historik është para nesh, theksoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Anëtarësimi në NATO, sipas Xhaferi, nuk duhet të kuptohet në fushën se gjithkush nga jashtë do të kryej obligimet tona, do të kujdeset për sigurinë tonë.

“Përkundrazi, anëtarësimi në sistemin e sigurimit kolektiv siç është NATO, nënkupton përgjegjësi të madhe dhe sjellje aktive për mbrojtjen e sigurisë dhe paqes, jo vetëm në vend por edhe në nivel global, sepse jemi të vetëdijshëm se paqja është kategori e pandashme”, tha Xhaferi.


Ai sqaroi se NATO nuk është vetëm organizatë ushtarake por ka dimension të rëndësishëm civilizues, e cila para se gjithash tërësisht është e fokusuar në funksionimin e shtetit juridik, respektimin e të drejtave të njeriut, gjegjësisht respektimin edh pranimin e të gjitha standardeve demokratike mbi bazën e së cilës është demokracia parlamentare. /Telegrafi/