Komesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn, sot ka mbajtur konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin Zoran Zaev. Hahn tha se gjatë javës së ardhshme në Bruksel do të mbahet takim, në të cilin do të diskutohet për përgatitjet për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.
Hahn edhe një herë ju bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë, që në referendumin e 30 shtatorit të dalin të votojnë dhe siç tha, të bëjnë të dëgjohet zëri i tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Këto ditë në Shkup janë mbajtur “Ditët e medias” ku kanë marrë pjesë deri 300 përfaqësues mediatik. Shkupi është bërë i njohur ditëve të fundit për bashkësinë ndërkombëtare, për shkak të marrëveshjes së nënshkruar me Athinën. Më 30 shtator qytetarët do të kenë mundësinë ta përcaktojnë të ardhmen e tyre. Kjo është mundësi që vjen një herë në jetë. Dhe vendimi do të jetë me rëndësi edhe për fëmijët dhe ata të cilët akoma nuk kanë lindur. Është e rëndësishme të sigurohet se qytetarët duhet të sjellin vendim të pjekur”.
“Marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës është mbështetet fuqishëm nga bashkësia ndërkombëtare. Dyert e BE-së janë të hapura, ndërsa ju mbetet juve të vendosni. Javën e ardhshme kemi një takim të rëndësishëm në Bruksel, ku do të diskutojmë për përgatitjet për fillimin e bisedimeve me BE-në. Mesazhi im është dilni votoni dhe bëni që të dëgjohet zëri juaj. Mendoj se jemi në fillim të një procesi gjithëpërfshirës”, tha mes tjerash Hahn.
Sa i përket qëndrimit të kryetarit të opozitës Hristijan Mickoski dhe presidentit Gjorge Ivanov, Hahn tha se ju ka përcjellur mesazhin se në këtë fazë nuk duhet të bëhen lojëra politike dhe se referendumi duhet të mbështetet dhe secila parti të merr pjesë.
Ndërsa kryeministri Zoran Zaev, tha se mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare në këto momente është shumë e rëndësishme për Maqedoninë dhe falënderoi BE-në për mundin që jep në prag të referendumit.
“Çdo takim me liderët evropian në këtë fazë janë të rëndësishme. Së shpejti do ta fillojë procesin e skriningut për anëtarësim në BE. Mbështetja miqësore është e mirëpritur, pasi na ndihmon të jemi më të përgatitur për fazën e fundit. Maqedonia dhe qytetarët e saj e vlerësojnë mbështetjen e BE-së për zbatimin e reformave dhe marrëveshjes me Greqinë. Unë kam vetëm fjalë miradije për Bashkimin Evropian. Qytetarët e Maqedonisë nuk janë ndjerë asnjëherë më të afërt se sa tani me BE-në. Hapin më të madh për anëtarësim në BE do ta bëjnë qytetarët më 30 shtator”, tha mes tjerash kryeministri Zaev./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë