Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikon rezultatet e anketës së fuqisë punëtore për tremujorin e dytë të këtij viti, ku sipas të dhënave shkalla e punësimit është 28.5 për qind, ndërsa, shkalla e papunësisë është 29.4 për qind, prej tyre më e theksuar te femrat.
ASK thotë se anketa ka pasur shtrirje në 598 qarqe regjistruese në tërë territorin e vendit, ku janë anketuar 3 462 ekonomi familjare, të përzgjedhura sipas metodës së rastit, nga korniza e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2011.
Ekonomitë familjare, të selektuara për anketim, përveç që kanë pasur një anketim, ato kanë pasur edhe tri rianketime sipas periudhës referuese.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune.
“Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare. Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 40.4 për qind. Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e dytë (TM2) 2018 është 28.5 për qind. Punësimi me i lartë është te meshkujt (44.8 për qind), ndërsa punësimi te femrat është 12.0 për qind. Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 52.8 për qind të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit me 41.5 për qind. Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 16.8 për qind; arsimi me 11.7 për qind, ndërtimtaria me 11.6 për qind; si dhe prodhimi me 9.5 për qind. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim. Sa u përket të punësuarve me kontrata, del se 20.4 për qind e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 79.6 për qind kanë kontratë të përkohshme.
Sipas rezultateve të AFP-së, në tremujorin e dytë të këtij viti, shkalla e papunësisë është 29.4 për qind.
“Papunësia më e theksuar është te femrat me 30.6 për qind, krahasuar me meshkujt, 29.1 për qind. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 55.0 për qind. Sipas rezultateve të AFP-së, në TM2 2018, fuqia joaktive është mjaft e lartë me 59.6 për qind, me fokus të veçantë te femrat me 82.6 për qind, krahasuar me meshkujt, 36.9 për qind”, thuhet në komunikatën e ASK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City