LAJMI I FUNDIT:

United po përgatitet një transferim të madh, Ozil është objektivi kryesor i Mourinhos

United po përgatitet një transferim të madh, Ozil është objektivi kryesor i Mourinhos

Manchester United ka filluar të gjejë formën e duhur në Angli.

Pas një starti jo të mirë, Djajtë e Kuq kanë marrë një fitore të vlefshme te Watfordi 1-2.


Por trajneri portugez Jose Mourinho dëshiron ta përforcojë edhe më shumë ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Daily Mail shkruan se Special One ka objektiv kryesor gjernanin Mesut Ozil.

29-vjeçari nuk po kalon mirë me trajnerin e Arsenalit, Unay Emery dhe besohet se do të largohet nga Topçinjtë.

Ozil duke festuar një gol me fanellën e Arsenalit (Getty Images)

United po mundohet ta shfrytëzojë këtë situatë tek Gunners për ta transferuar Ozilin.

Ozil ka kontratë me Arsenalin deri në qershor të vitit 2021 dhe fiton 15,5 milionë funte pagë vjetore.

Për ta transferuar ish-reprezentuesin gjerman, United do të duhej t’i ofronte pagë më të lartë si dhe një shumë rreth 90 milionë për Arsenalin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori