Deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar sot lidhur me listën e veteranëve dhe ligjin për këta të fundit, duke thënë se do të largohet nga lista e veteranëve pasi që nuk është bërë verifikimi i duhur.
“Sot e pashë emrin e Rasim Vokshit (Rasim Isuf Mazrekaj) që e paskan heq prej veteranit. Njeriut që i përulem për luftën dhe angazhimin e tij. Mbi 60 herë e ka kaluar kufirin e përgjakshëm mes Kosovës dhe Shqipërisë. Asnjë ditë të vetme nuk ka munguar në luftën tonë”.
“Ai është në mesin e qindra djemve që sot u turpëruan me këtë marri shtetërore. Në mesin e shumë njerëzve qe i kam pas krahë të djathtë e që ishin heq nga lista, do jem edhe unë. Turp! Këshillë: Ma mirë ndryshoni ligjin e kthejeni si ju kam thënë se kështu nuk keni me bë zgjidhje. Keni me e përplas popullin mes vete”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ndryshe, sot ndaj publikimit të emrave të veteranëve të rremë ka reaguar edhe Shkumbin Demaliaj.
Ai ka thënë se në listë ndodhet edhe babai i tij, Bajrami, ish-pjesëtar i UÇK-së që ka vdekur kohë më parë dhe është varrosur me nderime të larta ushtarake.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të premten aktakuzë ndaj ish-12 anëtarëve të komisionit qeveritar për verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së Agim Çeku, Nuredin Lishtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj and Xhavit Jashari.
Aktakuza ishte ngritur në gusht nga ish-prokurori Elez Blakaj, i cili u largua nga kjo detyrë dhe shkoi në SHBA, pasi tha se kishte marrë kërcënime lidhur me hetimin e listave të fryra të veteranëve të luftës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'