LAJMI I FUNDIT:

Ujkani: Maqedonia rivali më i fortë në Ligën D, Turqinë e zgjodha për çështje familjare

Ujkani: Maqedonia rivali më i fortë në Ligën D, Turqinë e zgjodha për çështje familjare

Në një intervistë për emisionin Zona Gol në Supersport, Samir Ujkani kapiteni i përfaqësueses së Kosovës zbuloi gjithçka.

Ai foli për Kosovën, por kampionatin turk dhe përse zgjodhi Turqinë.

Çfarë qyteti është Rize, a ju mungon Italia?


“Rize është një qytet i bukur, i vogël me det por edhe me mal, është një qytet familjar. Më mungon Italia dhe akoma më shumë Palermo që është një ishull fantastik.”

Sa ka ndryshuar Kosova sot nga skuadra e dy viteve më parë?

“Kur u krijua Kosova, ideja ishte me rrit talentet e reja dhe të arrimë të kemi një ekip të fortë në 2020-ën. Në fillim vështirësitë ishin shumë të mëdha. Eliminatoret e Botërorit 2016 dhe Liga e Kombeve na kanë ndihmuar për të fituar eksperiencë dhe për të qenë gati. Tani kemi dhe një trajner ekspert që di t’u marrë më të mirën të gjithë futbollistëve”.

Entuziazmi i shqiptarëve mos është pak problem?

“Janë të gjithë djem seriozë që vinë nga familje që i mbajnë me këmbë në tokë, nuk besoj se euforia në skuadër do na prishë punë. Lojtarët janë entuziastë por e dinë që duhet të vazhdojnë kështu”.

Nëse dilni të parët në grup me kë doni të përballeni në play-off?

“Mendoj që kundërshtari më i fortë është Maqedonia pasi ka lojtarë të nivelit shumë të lartë. Por në fillimisht duhet të përqendrohemi te grupi jonë pasi kemi dy ndeshje shumë të vështira në vazhdim”.

Sa e rëndësishme mendoni se është një lider në skuadër?

“Unë mendoj që është më mirë që një skuadër të funksionojë si grup. Që skuadra të ketë një lider është një gjë shumë pozitive, por lideri është si të gjithë lojtarët e tjerë, pasi ka raste kur zërin në ekip nuk e ngrit vetëm kapiteni. Gjithsesi një kapiten është i mirë për të vendosur balancat në skuadër”.

Ujkani gjatë një stërvitje me Kosovën

Si të duket kampionati turk dhe pse zgjodhe Turqinë?

“E zgjodha Turqinë edhe për çështje familjare, doja të ndryshoja ambient dhe ndaj zgjodha Turqinë. Kampionati turk është shumë i ndryshëm nga ai italian nga ana taktike. Në zgjedhjen time ndikoi edhe Vedat Murqi i cili më foli mirë për klubin e Rizespor. Nesër kemi një ndeshje shumë të fortë ndaj Bursaspor dhe pritet që unë të luaj titullar pasi në ndeshjet e para kam qëndruar në stol  për shkak edhe se nuk isha ambientuar siç duhet”.

Po flitet që ish trajneri i Kosovës Albert Bunjaki mund të marrë?

“Ndaj Bursasporit do kemi në stol trajnerin e skuadrës së të rinjve. Pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë, gjithçka është në dorë të drejtuesve të klubit, nëse do të marrin Bunjakin, unë do të isha shumë i kënaqur pasi do të punoja me një trajner që e njoh shumë mirë”. /SuperSport/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

La Liga
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Kalo në kategori