LAJMI I FUNDIT:

Sveçla, para pjesëmarrjes së Thaçit në Forumin Parisit me Vuçiqin: Esat Pasha u vra në Paris  

Sveçla, para pjesëmarrjes së Thaçit në Forumin Parisit me Vuçiqin: Esat Pasha u vra në Paris  

Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, ka komentuar pjesëmarrjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, “Paris Peace Forum” (Forumin e Paqes së Parisit), që mbahet më 11-13 nëntor të këtij viti.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ia përkujtuar Thaçit por edhe mediave se “Forumi i Parisit ka në Bordin Drejtues përfaqësuesit e disa OJQ-ve ndërkombëtare që kanë dalë në mbështetje të idesë së Serbisë për “spastrim paqësor etnik” të shqiptarëve në Kosovë dhe Luginë të Presheves – atë që Thaçi po e prezanton si normalizim i marrëdhënieve me Serbinë”.

“Shqiptarët e dinë shumë mirë se si u realizua spastrimi ‘paqësor’ etnik i kombit tonë, në majë të bajonetave, gjatë Konferencës së Paqes së Parisit para një shekulli. Për t’i kundërshtuar vendimet e asaj konference, shqiptarët mbajtën Kongresin e Lushnjes, e rrëzuan qeverinë kolaboracioniste të Durrësit, rrokën armët e luftuan për lirinë e popullit në trevat shqiptare, dhe Avni Rrustemi e vrau Esad Pashën në Paris”, ka shkruar Sveçla.


Postimi i plotë i Sveçlës:

“Çuditërisht mediat dhe pushtetarët shqiptarë nuk po flasin hiç për “Paris Peace Forum” (Forumin e Paqes së Parisit – https://parispeaceforum.org) që mbahet më 11-13 nëntor të këtij viti. Forumi ka në Bordin Drejtues përfaqësuesit e disa OJQ-ve ndërkombëtare që kanë dalë në mbështetje të idesë së Serbisë për “spastrim paqësor etnik” të shqiptarëve në Kosovë dhe Luginë të Presheves – atë që Thaçi po e prezanton si normalizim i marrëdhënieve me Serbinë. Në Forum janë ftuar disa udhëheqës politikë, e është i ftuar edhe Vuçiqi, i cili do pritet me respektet më të larta. Mediat Serbe e kanë prezantuar pjesëmarrjen e Vuçiqit si mundësi për të zgjidhur “problemin” e Kosovës.

100 vite më vonë duan ta përsëritin në formën e një farse historinë tragjike të Konferencës së Paqes së Parisit, ku u nënshkrua Traktati i Versajës që i copëtoi tokat shqiptare. Neo-Nazisti që ka ideuar “alt-right” në ShBA, Richard Spencer, ka disa vite që flet për “spastrim etnik paqësor” në ShBA e në Evropë. I njëjti i është referuar Traktatit të Versajës si shembull i mirë i “spastrimit etnik paqësor”. Të njëjtin propozim për “spastrim etnik paqësor”, kësaj radhe për Kosovën dhe Luginën, e mbështeti dje në një artikull në Neë York Times edhe C.A.K që punon për OJQ-në “Council on Foreign Relation”, që është në Bordin e “Forumit të Paqes së Parisit”. Këta bëjnë sikur s’e dinë që ai traktat për “paqe” i dha hov nazizmit e fashizmit në botë, drejt Luftës së Dytë Botërore.

Por shqiptarët e dinë shumë mirë se si u realizua spastrimi “paqësor” etnik i kombit tonë, në majë të bajonetave, gjatë Konferencës së Paqes së Parisit para një shekulli. Për t’i kundërshtuar vendimet e asaj konference, shqiptarët mbajtën Kongresin e Lushnjes, e rrëzuan qeverinë kolaboracioniste të Durrësit, rrokën armët e luftuan për lirinë e popullit në trevat shqiptare, dhe Avni Rrustemi e vrau Esad Pashën në Paris”, ka shkruar Sveçla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij

Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij

Lajme
Kalo në kategori