LAJMI I FUNDIT:

Kongresi Botëror Maqedonas kërkon që Ivanov të mos e pranojë marrëveshjen me Greqinë

Kongresi Botëror Maqedonas kërkon që Ivanov të mos e pranojë marrëveshjen me Greqinë

Kongresi Botëror Maqedonas (KBM) që udhëhiqet nga Todor Petrov do ta bojkotojë referendumin, ndërsa do të udhëheqë edhe fushatë “Bojkotoj, do të thotë nuk votoj”.

Petrov thotë se është e drejtë legjitime e tij si qytetarë të jetë kundër referendumit dhe mos të votojë, ndërsa ikurajon edhe të tjerët të mos frikësohen dhe ta bëjnë të njëjtën, përcjell Telegrafi Maqedoni.


KBM ka dorëzuar edhe ankesë në KSHZ për mbrojtje të të drejtës së votës nga korrupsioni në fushatën publike, pas fjalimit të kryeministrit Zoran Zaev se kompanitë do të japin rroga më të mëdha nëse të punësuarit votojnë në referendum.

Ai tha se pret edhe nga presidenti Gjorge Ivanov që të tregojë se marrëveshja me Greqinë është e pavlefshme.

“Kemi ngritur padi penale ndaj kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, kundër 69 deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, të cilët votuan “pro” marrëveshjes me Greqinë. Në Gjykatën Kushtetuese kemi dorëzuar dy iniciativa për anulimin e referendumit, si dhe padi ndaj anëtarëve të KSHZ-së për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, tha Petrov në konferencë prë shtyp.

Ai njoftoi se KBM do të mbështesë çdo iniciativë për bojkot të referendumit, ndërsa bëri thirrje për vullnetarë të cilët do të vëzhgojnë referendumin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori