Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka analizuar votimin e djeshëm të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se votimi i djeshëm në PE, tregon se konsensusi në Këshillin e Ministrave të BE-së do të jetë shumë i vështirë për tu arritur.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Integrimeve Evropiane duhet që urgjentisht të kontaktojnë qeveritë aleate dhe qeveritë e shteteve që na kanë njohur e që kanë votuar kundër për të kërkuar votën dhe sqarime”, ka shkruar Ahmeti.
Postimi i plotë:
Një analizë e votimit të djeshëm të Parlamentin evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën tregon se konsensusi në Këshillin e Ministrave të BE-së do të jetë shumë i vështirë për t’u arritur.
1. Shumica e deputetëve të Spanjës, Greqisë dhe Qipros të cilat që nuk e njohin Kosovën si shtet, edhe shumica e deputetëve të Francës dhe Holandës kanë votuar kundër.
2. Deputetët e partive të djathta (ekstreme) të cilat udhëheqin me qeveritë e Italisë, Belgjikës, Austrisë dhe Danimarkës kanë votuar kundër.
3.Duke e marrë parasysh kontekstin e zgjedhjeve evropiane të majit 2019 dhe faktin se kemi telashe me 6 nga 10 shtetet më të mëdha të BE-së, tendenca mund të jetë që vendimi të shtyhet deri pas zgjedhjeve evropiane, kur BE do të jetë edhe më e ndarë dhe më e djathtë.
Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Integrimeve Evropiane duhet që urgjentisht të kontaktojnë qeveritë aleate dhe qeveritë e shteteve që na kanë njohur e që kanë votuar kundër për të kërkuar votën dhe sqarime.
Partitë në Kosovë duhet të kontaktojnë urgjentisht partitë simotra në Rrjetet e tyre për të kërkuar mbështetje. Me Socialdemokratët evropianë nuk do të jetë fare problem por ne do t’i kontaktojmë për çdo rast. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë