LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i Rusisë në Tiranë për kufijtë: Vendimi përfundimtar duhet të merret në bazë të opinionit të qytetarëve

Ambasadori i Rusisë në Tiranë për kufijtë: Vendimi përfundimtar duhet të merret në bazë të opinionit të qytetarëve

Informacionet se gjatë takimit Putin dhe Trump është arritur njëfarë marrëveshjeje në prapaskenë lidhur me Kosovën, nuk është i vërtetë ka deklaruar ambasadori i federatës Ruse në Shqipëri Alexander Karpushin në një intervistë për emisionin Diplomaticus në News24.

Sipas Karpushin “Rusia është në dijeni që në kuadër të bisedimeve Beograd-Prishtinë është ngritur së fundmi edhe çështja e korrigjimit të mundshëm të kufirit, por diskutimi i kësaj teme mes përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës kishte nisur që para samitit në Helsinkit mes Trump-Putin”.

“Rusia nuk po ndjek dhe nuk ka ndërmend të ndjekë asnjë axhendë të fshehtë për këtë çështje. Ne i mbështesim totalisht bisedimet aktuale Beograd-Prishtinë, por vazhdojmë t’i përmbahemi qëndrimit se, siç u shpreh Presidenti rus Vladimir Putin, ‘çështjet, të cilat kanë të bëjnë me statusin e Kosovës, duhet të zgjidhen në rrugë politike në bazë të dialogut mes palëve dhe në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së’, e cila ende mbetet në fuqi. Njëkohësisht, bindja e palës ruse është se ka nevojë për një konsensus të fortë, i cili do të shmangte cenimin e interesave të njërit apo tjetrit pjesëmarrës të këtij procesi. Vetëm një qasje e tillë mund të sjellë një impakt pozitiv për të gjithë rajonin. Do të doja të theksoja se përgjegjësia për suksesin apo mungesën e suksesit të këtyre bisedimeve i takon plotësisht Bashkimit Evropian, i cili ka marrë rolin e ndërmjetësit në këtë dialog”.


Duke vijuar me temën e korrigjimit te kufirit, ambasadori rus deklaron se kur fjala vjen tek transformimet kaq rrënjësore siç është rishikimi i kufijve, duhet të kemi parasysh se kjo është një çështje shumë sensitive dhe shpërthyese. Sipas tij një transformim si ky është i parealizueshëm pa ndryshime përkatëse kushtetuese dhe pa një analizë të hollësishme të pasojave të mundshme të një risistemimi të tillë. Dhe vendimi përfundimtar duhet të merret vetëm në bazë të opinionit të qytetarëve të atyre palëve, të cilat marrin pjesë në një proces të tillë.

Diplomati rus ndalet edhe tek marrëdhëniet e Moskës me Tiranën.

“Në një nga pyetjet tuaja ju përmendët formulën “një hap para dy hapa mbrapa”. Situata është që në marrëdhëniet tona me Shqipërinë jemi të detyruar të veprojmë sipas formulës “asnjë hap para”, pra në rastin më të mirë qëndrojmë në vend. Dhe në këtë situatë e vetmja gjë që na mbetet është t’i gëzohemi shkëmbimit të urimeve një herë në vit me rastin e festave kombëtare”, deklaron për News24 Ambasadori Rus në Tiranë./Balkanweb/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala: Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, një trillim për prishjen e raporteve të Kosovës me Izraelin

Shala: Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, një trillim për prishjen e raporteve të Kosovës me Izraelin

Drejtësi
Kurti: Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia

Kurti: Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia

Siguri
Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, dyshohet për grabitje!

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, dyshohet për grabitje!

Siguri
Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për rastin e vrasjes në Aktash

Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për rastin e vrasjes në Aktash

Drejtësi
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

Lajme
Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori