Këto fotografi të rralla ku shfaqen gratë shkodrane janë realizuar në vitin 1940 dhe janë realizuar nga fotografi italian Giuseppe Massani.
Edhe pse nuk ka të dhëna të sigurta për të, Massani ka lindur në Rimini në vitin 1901 dhe ka studiuar ne Universitetin e Bolonjës në vitin 1920. U bë ithtar i lëvizjes fashiste dhe doli në pah me një album fotografik për Musolinin dhe fashizmin: “La sua terra” (Toka e tij), Bergamo 1936.
Në prill 1939, Shqipëria u pushtua nga forcat italiane dhe pak kohë më pas iu aneksua perandorisë së re romake të Musolinit. Ishte ky momenti i duhur për fotografin që t’i prezantonte publikut italian trevat e reja të Italisë përtej Adriatikut.
Me mbështetjen zyrtare, udhëtoi gjerësisht në Shqipërinë e pushtuar nga Italia dhe bëri fotografi të ndryshme. Fotot u botuan në vëllimin “Albania: Testo e foto di Giuseppe Massani” (Shqipëria: teksti dhe fotot nga Xhuzepe Masani, Romë 1940, me një kapitull të fundit të propagandës fashiste ‘Bashkimi Italo-shqiptar’). Të gjitha pamjet e këtij koleksioni janë marrë nga ky libër.
Në vitet 1960 dhe 1970 Masani botoi disa albume të tjera, shumica e të cilave tashmë janë lënë në harresë.
Albumi i Shqipërisë i vitit 1940, i harruar edhe ai, mbetet i mahnitshëm si pasqyrë e Shqipërisë së vjetër para komunizmit. /Dita/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe