Elia Zaharia është shpallur aktorja më e mirë, ndërsa Ilir Bokshi regjisori më i mirë i edicionit të pestë të Festivalit KokoFest që mbahet në qytetin e Korçës.
Juria e përbërë nga Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Enver Petrovci, Rajmonda Bulku dhe Adem Karaga, vlerësuan interpretimin e saj në komedinë “Vetëvrasësi” nën regjinë e Sulejman Rushitit, shfaqja e të cilit u shpall më e mira në festival.
“Vetëvrasësi” është një shfaqje e vitit 1928 nga dramaturgu rus Nikolai Erdman. Performanca e tij u ndalua gjatë epokës staliniste dhe u prodhua vetëm në Rusi disa vjet pas vdekjes së shkrimtarit të saj. Sot ajo konsiderohet si një nga dramat më të mira, që ka dalë nga Rusia komuniste. Për ta sjellë këtë premierë në skenë regjisori Rushiti angazhoi një kastë aktorësh të njohur, por dhe të rinj të teatrit.
Me çmime të tjera në këtë festival u vlerësuan: Aktori më i mirë – Adrian Morina dhe Ylber Bardhi; aktori më i mirë jo protagonist – Visjan Ukcenaj; aktorja më e mirë jo protagonistë – Monika Lubonja; artistja e re – Paola Kodra; artisti i ri – Margent Caushi; – çmimi i karrierës (femër) – Margarita Xhepa dhe Tinka Kurti; çmimi i karrierës (mashkull) – Reshat Arbana; çmimi “Nderi i Festivalit ” – Koço Qëndro. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDinastia shqiptare që qeverisi Egjiptin për 150 vite: Shqiptar jam e shqiptar do vdes
Promovimi i librit “Principet dhe Praktika e Politikave Publike në Kosovë”
Dokumentari për Lin Delinë
Afera e çuditshme e Gjermanisë së pasluftës me krautrok
VDEKJA IME
Drejt një arkitekture ...
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës