LAJMI I FUNDIT:

Enrique: Messi më i miri në botë

Enrique: Messi më i miri në botë

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, e ka cilësuar Lionel Messin lojtarin më të mirë në botë.

Spanjolli foli para ndeshjes së Spanjës me Kroacinë, duke i cilësuar kroatët si një skuadër shumë të kompletuar.

“Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë”, ka thënë Enrique kur është pyetur se a e meritoi Luka Modric çmimin FIFA’s The Best.


Tifozët e Barcelonës me falenderim për Enriquen: Gjithmonë një nga ne

“Natyrisht, Modric është fantastik, po ashtu edhe Rakitic, të cilin njoh nga Barcelona. Të dy janë në gjendje të fitojnë çmimet individuale”.

“Kroacia do të jenë një kundërshtar shumë i vështirë, por e dimë se tifozët do të na japin përkrahje fantastike”.

“Kroacia luan si skuadër dhe janë efektiv në mbrojte dhe sulm si të bashkuar, po ashtu edhe mesfusha e tyre fantastike”, ka shtuar Enrique.

Në ndeshjen e fundit Spanja fitoi me Anglinë me rezultat 1-2. /Telegrafi/