LAJMI I FUNDIT:

Vullkani dhe disfata e Napoleonit!?

Vullkani dhe disfata e Napoleonit!?

Hiri i shpërthimit të vullkanit Tambora në Indonezi, i ngarkuar elektrikisht, kontribuoi në mënyrë indirekte, në vitin 1815, në humbjen e Napoleonit në Vaterlo, një ngjarje që ka ndryshuar rrjedhën e historisë në Evropë, thotë një studim i bërë nga Matthew Genge, nga Imperial College në Londër dhe i publikuar në revistën shkencore “Geology”.

Ky studim ka filluar qëkur historiografia u bind në lidhje me kushtet meteorologjike, ku mbizotëronin shiu dhe balta, që ndihmuan ushtritë aleate angleze dhe prusiane të mundin perandorin francez në qershor të atij viti.


Dy muaj para asaj beteje, në prill, është verifikuar shpërthimi vullkanik më shkatërrues dhe i fuqishëm ndonjëherë, ku vdiqën menjëherë rreth 12 mijë persona dhe pati të paktën 80 mijë viktima për shkak të urisë që pasoi.

Ky shpërthim shkaktoi një ndryshim klimatik në nivel planetar.

Sipas zbulimit të bërë nga Genge, hiri i dalë nga vullkani, i ngarkuar elektrikisht, ka krijuar një rrjet të shkurtër të jonosferës, shtresa më e lartë e atmosferës, ku edhe krijohen retë.

Sipas studimit sugjerohet se shpërthimi i Tamboras shkaktoi krijimin e reve që shkaktuan shira të rrëmbyer në Evropë duke shkaktuar edhe humbjen e Napoleonit. /BW/

Në trend Kultura

Më shumë
Bardi i Bruklinit

Bardi i Bruklinit

Kulture
NË MUNDSH

NË MUNDSH

Poezi
“Shiu pushonte dhe dilte dielli, kur në tribunë shfaqej udhëheqësi ynë Enver Hoxha”

“Shiu pushonte dhe dilte dielli, kur në tribunë shfaqej udhëheqësi ynë Enver Hoxha”

Kulture
NË MUNÇ

NË MUNÇ

Poezi
KREDO

KREDO

Poezi
Paraqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave

Paraqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave

Skulptura
Kalo në kategori