LAJMI I FUNDIT:

UEFA: Kosova me krenari e zhvillon ndeshjen e parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

UEFA: Kosova me krenari e zhvillon ndeshjen e parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Ueb faqja e UEFA ia ka kushtuar një shkrim rikthimit të Kosovës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Aty shkruan se edhe UEFA ka kontribuuar për rinovimin e stadiumit.

“Ndeshja e parë zyrtare ndërkombëtare në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë zhvillohet të hënën dhe fondet e UEFA HatTrick kanë kontribuuar në rinovimin e stadiumit”.


“Stadiumi Fadil Vokrri është emëruar në kujtesë të presidentit të ndjerë të Federatës së Futbollit të Federatës së Kosovës (FFK)”.

“Kosova do të përballet me Ishujt Faroe në një takim të Grupit 3 në ligën D të Ligës së Kombeve, në stadiumin që për kujtesë mban emrin e presidentit të ndjerë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe ish-lojtarit të shquar, i cili vdiq në qershor”.

“Do të jetë një moment krenarie dhe i paharrueshëm për shoqatën më të re të UEFA-s, të cilët u pranuan si anëtari i 55-të i UEFA-s në Kongresin e Budapestit në 2016”.

“Përveç financimit të UEFA HatTrick, rindërtimi i stadiumit – i njohur më parë si Stadiumi i Qytetit të Prishtinës – është financuar nga qeveria e Kosovës dhe autoritetet komunale të Prishtinës”.

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Stadiumi, i cili ka një kapacitet prej 12,810, ku do të përdoret gjithashtu edhe nga klubi lokal FC Prishtina për ndeshjet në konkurrencën vendore dhe atë ndërkombëtare”, vazhdon shkrimi i UEFA-s.

UEFA tregon me këtë shkrim që programi HatTrick është një katalizator vendimtar për zhvillimin e futbollit në të gjithë Evropën.

“Kosova i luajti ndeshjet e kualifikuese në Shqipëri. Tani, një epokë e re fillon dhe bëhet thirrje që të gjithë të jenë në stadium i cili gjithmonë është konsideruar si tempulli i futbollit në Kosovë. Në veçanti, vendi i vjetër, ishte një kështjellë futbolli kur FC Prishtina garonte në nivelin më të lartë të Jugosllavisë”.

Pasardhësi i Fadil Vokrrit, si presidenti i FFK-së, Agim Ademi, thotë se ndeshja e parë zyrtare në stadium paraqet një moment gëzimi për popullin e Kosovës.

“Për të ardhur te kjo ditë, na qështë dashur të investojmë shumë dhe të bëjmë shumë punë”.

“Ne të gjithë jemi të ngazëllyer për këtë,” shtoi ai.

“Tani e tutje, tifozët e Kosovës do të kenë një tempull modern të futbollit, krenar që do të mbajnë emrin e ish presidentit tonë legjendar”, e përfundoi deklaratën e tij Ademi për UEFA-n./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bundesliga
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

La Liga
Kalo në kategori