LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Populli nuk pajtohet që ky shtator të jetë i fundit ku do të festohet pavarësia

OBRM-PDUKM: Populli nuk pajtohet që ky shtator të jetë i fundit ku do të festohet pavarësia

Nëpërmjet një kumtese, partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thotë se “populli nuk pajtohet që ky shtator të jetë i fundit ku do të festohet pavarësia e Republikës së Maqedonisë. Populli e lexoi Zoran Zaevin dhe qëllimin e tij që ta fshijë historinë, traditën dhe kulturën dhe për këtë shkak refuzoi festën ku duhet të promovohet ndryshimi i Kushtetues dhe identitetit”.

“Ardhmëria e Republikës së Maqedonisë nuk guxon të varet nga persona të cilët nuk mund të zgjedhin as flamur të një shtetit, mik i Maqedonisë. Identiteti kombëtar nuk mund të jetë monedhë tregtare për politikanë të paaftë që janë të interesuar vetëm të sigurojnë bursa për fëmijët e tyre. Emri nuk është në pronësi të kriminelëve të cilët e rëndësishme është vetëm vjedhjen e sa më shumë parave të qytetarëve përderisa janë në qeveri”, thonë nga partia opozitare OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se LSDM-ja dëshmoi se janë të kualifikuar vetëm për dhënien e tenderëve të afërta me udhëheqjen e tyre, dhe sipas OBRm-PDUKM-së në këtë punë assesi të gabojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Kur bëhet fjalë për realizimin e projekteve në interes të të gjithë qytetarëve, LSDM-ja është plotësisht e paaftë”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja duke shtuar se ekipi i qeverisë nuk ishte në gjendje të bëj dallimin midis flamujve të dy vendeve të ndryshme gjatë vizitës zyrtare të niveli më të madh dhe se kancelari Sebastin Kurz ishte i befasuar nga pritja me flamur të Letonisë/

Ata thonë se amatorizmi dhe joserioziteti i LSDM-së e turpëroi Maqedoninë.

“Marrëveshja me Greqinë është vetëm perde tymi derisa në sfond keqpërdoret secila mundësi të vidhen paratë e qytetarëve. Aj është i dëmshëm maksimalisht. Qytetarët shohin se kjo marrëveshje jo vetëm që ndryshon emrin por edhe rrezikon gjuhën dhe identitetin. Kjo sjellje anti-shtetërore e LSDM-së duhet të ndalojë. Zoran Zaevi duhet të ikë. Vetëm kështu Maqedonia do të fitojë”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paralajmërimi për ardhjen e ushtarëve amerikanë, Osmani: Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur

Paralajmërimi për ardhjen e ushtarëve amerikanë, Osmani: Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur

Lajme
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Lajme
E martuar me mblesëri, bëhet nënë 14-vjeçarja në Korçë – arrestohet partneri i saj

E martuar me mblesëri, bëhet nënë 14-vjeçarja në Korçë – arrestohet partneri i saj

Lajme
Ibrahimi nga AKK: Për dy vjet ka rreth 13 mijë nxënës më pak në Kosovë

Ibrahimi nga AKK: Për dy vjet ka rreth 13 mijë nxënës më pak në Kosovë

Lajme
Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, në Jarinjë aktualisht ka qarkullim

Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, në Jarinjë aktualisht ka qarkullim

Lajme
Ramajli: Lufta e lavdishme e UÇK-së dëshmoi se ne delegatët, kishim të drejtë

Ramajli: Lufta e lavdishme e UÇK-së dëshmoi se ne delegatët, kishim të drejtë

Lajme
Kalo në kategori