LAJMI I FUNDIT:

Hoti nuk tregon sa policë të Kosovës do ta përcjellin Vuçiqin

Hoti nuk tregon sa policë të Kosovës do ta përcjellin Vuçiqin

Ndonëse Policia e Kosovës nuk e bënë publik planin operativ për përcjelljen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, thonë se kanë ndërmarra masa të nevojshëm që të ruhet rendi dhe siguria publike në vend.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar se Policia e Kosovës ka hartuar planin operativ për përcjelljen e vizitës së Vuçiqit në Kosovë komfor lejes që i është dhënë nga shteti i Kosovës.

Sipas tij, me këtë plan operativ ofrohet siguri edhe për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Policia e Kosovës, çdo herë kur njoftohet nga organet shtetërore të Republikës së Kosovës, për vizita të personaliteteve ndërkombëtare që do ta vizitojnë Republikën e Kosovës, ndërmerr masa, harton plane për të ofruar siguri për qytetarët dhe për personalitetet në fjalë. Varësisht nga shkalla e rrezikshmërisë dhe niveli i personaliteteve ndryshojnë edhe masat e sigurisë që ndërmerr PK-ja, duke përfshirë edhe numrin e angazhimit të zyrtarëve policor. Edhe me këtë rast është hartuar plan për siguri konform vizitës së lejuar, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe sigurisë së personaliteteve”, ka shkruar zëdhënësi i PK-së, për KosovaPress.

I pyetur për numrin e policëve të angazhuar  në këtë plan operativ, Kelani duke mos dhënë shifra tha se janë angazhuar zyrtarë policorë të mjaftueshëm.

“Policia e Kosovës, sipas planit policor, ka angazhuar zyrtarë policorë të mjaftueshëm, për t’u kujdesur për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike”, tha Kelani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori