Profesori i universitetit “Johns Hopkins”, Daniel Serwer konsideron se “referendumi ku qytetarët do të deklarohen se a janë për hyrje në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes me Greqinë është vendimtar për të ardhmen e Maqedonisë”.
Në një deklaratë për AIM, ai thotë se me suksesin e referendumit ndryshohet emri zyrtar i vendit, por se maqedonasit edhe më tej do të quhen maqedonas në shtetin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Referendumi hap dyert për hyrje të shpejtë në NATO dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Kjo është mundësia më e madhe dhe e vetmja që vendit ka pasur që nga shpallja e pavarësisë”, deklaroi analisti politik dhe njohës i rrethanave në Ballkan, Daniel Serwer.
Sipas tij, mossuksesi i referendumit është disfatë e marrëveshjes me Greqinë dhe destabilizim, për shkak se kjo do të thotë edhe proces të ngecur për anëtarësim në NATO dhe BE dhe krijim të tensioneve ndëretnike në Maqedoni.
Ai vërtetoi se referendumi i suksesshëm është mundësi historike për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO vitin e ardhshëm dhe se Maqedonia ka interes të madh me hyrjen në NATO.
“Krijohet besim më i madh tek institucionet shtetërore, për shkak se ato do të mbrohen jo vetëm nga armata e vogël dhe policia e vendit por edhe nga aleanca ushtarake. Anëtarësimi në NATO do t’i ul tensionet ndëretnike në interes të maqedonasve dhe shqiptarëve, por edhe do ta mbrojë vendin nga ndikimi rus”, theksoi Serwer./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Mickoski: 1.95 për qind interes për kompanitë që do të aplikojnë për kredinë hungareze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj