LAJMI I FUNDIT:

Merkel për vizitë në Maqedoni në 27-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë

Merkel për vizitë në Maqedoni në 27-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot qëndron për vizitë në Maqedoni pikërisht kur shënohet 27-vjetori i pavarësisë. Kjo është vizita e parë e një kancelari gjerman në Maqedoni dhe qëndrimi i saj në vend është pjesë e mbështetjes, që bashkësia ndërkombëtare e jep për referendumin e ardhshëm që do të mbahet më 30 shtator, kur qytetarët duhet të deklarohen lidhur me marrëveshjen e Prespës dhe integrimin në NATO dhe BE.

Merkel kryeson delegacionin qeveritar gjerman për vizitë zyrtare në vend i cili sot do të ketë pritje solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Pas takimit të përbashkët, Kryeministri Zoran Zaev dhe Kancelarja gjermane do të kenë konferencë për shtyp të përbashkët, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Koordinimi i vizitës së Merkel me festën shtetërore të Maqedonisë 8 shtator, vet flet për simbolikën”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Bosnjakovski.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert paralajmëroi se Merkel vjen në Shkup prej së afërmi të fitojë përshtypjen për referendumin e ardhshëm.

Ai shtoi se në fokus të takimit të dy kryeministrave do të jenë “ngjarjet rajonale dhe temat bilaterale” dhe se Merkel “gjithsesi dëshiron vetë në vendngjarje të formojë përshtypjen në vigjilje të referendumit për çështjen e emrit të vendit, që do të mbahet në fund të shtatorit”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori