Endrit Shala, anëtari i Kryesisë së Nismës, njëherësh këshilltar i Fatmir Limajt ka reaguar ndaj deklaratës së Vuçiqit, i cili tha se Serbia nuk e do kreun e Nismës si kryenegociator në bisedimet Kosovë-Serbi. Shala ka thënë se Serbia nuk e vendos se kush e udhëheq dhe përfaqëson popullin e Kosovës.
Shala ia ka rikujtuar Vuçiqit se qeveria e Kosovës ka vendosur për Limajn si udhëheqës të bisedimeve.
“Vuçiq duhet ta ketë të qartë se qeveria e Kosovës ka vendosur zotëri Limajn udhëheqës të negociatave nëse Vuçiq dëshiron të ketë negociata me Kosovën atëherë ai duhet ta dijë se krye-negociatori i bisedimeve i caktuar nga qeveria e Kosovës është zotëri Limaj”, ka shkruar ai.
Kurse, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq ka thënë se nuk e pranojnë Fatmir Limajn për kryenegociator. Vuçiq ka thënë se 72 orët e fundit kanë qenë të rënda për ta për shkak të presionit ndaj Listës Serbe dhe qeverisë së Serbisë si rezultat i zgjedhjes së Limajt si krye-negociator me Serbinë.
Reagimi i plotë i Endrit Shalës postuar në rrjetin social Facebook:
Tash e sa vite Serbia nuk vendos se kush e udhëheq dhe e përfaqëson popullin e Kosovës. As Vuiqi nuk do ta ketë këtë mundësi asnjëherë. Kosova është shtet, I ka institucionet e veta dhe I përcakton vetë kush e udhëheqë Kosovën dhe nuk mirremi me deklaratat e një ish ministri të Millosheviqit, Në fakt, Vuciq sa ka qenë ministër e zëdhënës i regjimit kriminal të Millosheviqit e ka pas krijuar një ekip të ashtuquajtur shqiptar të ndershëm, që sipas tij, përfaqëson shqiptarët, bile edhe në Rambuje i ka pas në delegacionin serb. Ajo kohë ka përfunduar moti.
Sikurse ne në Kosovë nuk mund të vendosim kush e përfaqëson Serbinë, pavarësisht që në krye të atij shteti është njeriu që ka projektu e zbatu spastrimet etnike në Kroaci, Bosnë e Kosovë. Sigurisht, jo të gjithë kanë aktgjykime të formës së prerë të dënuar për gjenocid e krime kundër njerëzimit nga gjykata ndërkombëtare në Hagë. Pavarësisht, kësaj ne jemi të përkushtuar për dialog, mirëkuptim e paqe me gjithë fqinjët tanë duke respektuar interesat e secilit pa cenuar interesat e shtetit të Kosovës.
Vuciq duhet ta ketë të qartë se qeveria e Kosovës ka vendosur zotëri Limajn udhëheqës të negociatave nëse Vucic dëshiron të ketë negociata me Kosovën atëherë ai duhet ta dijë se kryenegociatori i bisedimeve i caktuar nga qeveria e Kosovës është zotëri Limaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve