Në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, të drejtën për të votuar për herë të parë do ta kenë edhe 125 mijë e 852 shtetas të Kosovës.
Në këtë numër përfshihen edhe të rinjtë që arrijnë moshën 18 vjeçare në ditën e zgjedhjeve. Ky numër i votuesve të rinj, përbën 6% të numrit të përgjithshëm të votuesve, i cili është 2 milionë e 75 mijë e 868 votues.
Këto të dhëna janë bërë të njohura për KosovaPress nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, sipas të cilit, ky numër i votuesve të rinj krahasohet me zgjedhjet e fundit që janë mbajtur në nivel vendi, ato lokale në vitin 2021.
“Lista e votuesve për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, përmban 2 milionë e 75 mijë e 868 votues. Pra, kjo listë përfshinë shtetasit me të drejtë vote, përfshirë dhe ata/ato që arrijnë moshën 18 vjeç, qoftë edhe në ditën e zgjedhjeve, më 9 shkurt 2025. Në përgjithësi, në krahasim me zgjedhjet e fundit që janë mbajtur në Kosovë, zgjedhjet lokale 2021, numri i votuesve të rinj që do të mund të votojnë për herë të parë është 125 mijë e 852 votues. Pra, këta shtetas janë votues të rinj që kanë mbushur 18 vjet ndërmjet dy proceseve zgjedhore”, ka thënë Elezi.
Më tej, sipas Elezit, e drejta se nga cila moshë një shtetas ka të drejtë të votojë apo të kandidojë është e rregulluar me Kushtetutën e Kosovës.
“Të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes janë të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, respektivisht nenin 45 të saj. Sipas Kushtetutës, çdo shtetas i Republikës së Kosovës që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, gëzon të drejtën të zgjedhë (votojë) dhe të zgjidhet (kandidojë), me përjashtim kur kjo e drejtë i kufizohet me vendim gjyqësor”, ka thënë Elezi.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, shtetasi me të drejtë vote brenda vendit dhe në përfaqësi diplomatike mund të votojë nëse ai ose ajo identifikohet saktësisht në listën e votuesve dhe ofron njërin prej dokumenteve të vlefshme të identifikimit, të lëshuara nga Republika e Kosovës, si: letërnjoftimin, pasaportën apo lejen e vozitjes
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Elon Musk ndan hartën e natalitetit në Evropë: Pjesa më e madhe e kontinentit në "të kuqe", bie në sy Kosova

Zhbllokim procesi? Haxhiu thotë se Kurti do të takohet me Limajn

ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

Vazhdon bllokada, dështon edhe përpjekja e 47-të për konstituimin e Kuvendit

"15 vjet në burg, zgjodhi lirinë e popullit, jo lirinë e tij" djali i Jakup Krasniqit me një dedikim prekës

Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë