Kryebashkiaku i Lezhës: Këto janë mbi 20 zona publike në Shëngjin ku mund të bëni plazh falas


Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka rikujtuar se pushuesit kanë në dispozicion mbi 20 zona publike plazhi në bregdetin e Shëngjinit, të cilat mund të shfrytëzohen pa pagesë.
Përmes një postimi në Facebook, Ndreu bëri të ditur se hapësirat publike shtrihen nga Rana e Hedhun, në qendër të Shëngjinit, e deri në zonën e Kunes, duke u bërë thirrje qytetarëve që t'i shfrytëzojnë ato dhe të mos bien pre e abuzimeve.
“Janë mbi 20 zona plazhi publik, nga Rana e Hedhun, në qendër të Shëngjinit e deri në Kune, ku mund të bëni plazh me 0 lekë. Ju lutem, vlerësoni zonat publike ku nuk paguhet, ose plazhet me tabela çmimesh, në mënyrë që të mos bini pre e abuzuesve”, ka shkruar Ndreu.


















Nga
Telegrafi
2 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































