Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se nesër do të jetë në Kosovë dhe do të jetë në Ujman, dhe pret që gjithçka të kalojë mirë.
Ai tha se ditët e fundit ishin të rënda për shkak të zhvillimeve në 72 orët e fundit, duke filluar nga presionet mbi Listën Serbe dhe Qeverinë e Serbisë, duke emëruar Fatmir Limaj për kryesues të delegacionit qeveritar të Kosovës në bisedimet në dialogun në Bruksel.
Vuçiq tha se Lista Serbe nuk e pranon Limajn për kryesues të delegacionit negociator kosovar.
Ai ka përmendur edhe rastin e ndalimit të Marko Gjuriqit për të hyrë në Kosovë, edhe pse ai kishte leje, duke thënë se kjo është përdorur për diçka tjetër, duke mos dhënë më shumë detaje.
Sipas Vuçiq, shqiptarëve duhet dhënë dy Kosova për të qenë të kënaqur në bisedime.
Ai ka folur edhe dialogut në Bruksel dhe rreth mos takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. “Nuk kam mundur të flas sot me përfaqësuesit e Kosovës, por kjo nuk do të thotë se do të ndërpresim dialogun, pasi kjo është e pamundur. Me armikun nuk mund të diskutoni për paqe, sepse i keni armiq. Duhet të flasim për zgjidhjen e problemit, për të zgjidhur problemet shekullore me shqiptarët. Sa i përket Ujmanit, atë e konsiderojmë resurs serb, por edhe të shqiptarëve dhe serbëve dhe kemi ofruar shumë kompromis, sepse e dimë sa u duhet uji shqiptarëve. Duam të kemi të arrijmë më tepër besim ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, por ky është proces i cili do të ishte katastrofal nëse do të ndalej, edhe për shqiptarët, edhe për serbët”, tha ai.
Vuçiq tha se nesër do të jetë në Kosovë dhe do të jetë në Ujman, dhe pret që gjithçka të kalojë mirë.
Mediat serbe kanë bërë të ditur sonte se Vuçiq nuk do të lejohet të vizitojë Zubin Potokun. Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovë, Marko Gjuriq, ka thënë më herët për Tanjug se Prishtina, përveç Ujmanit, Vuçiqit nuk do t’i lejojë vizitën as në dy lokacione në Zubin Potok. Gjuriq ka thënë se vendimi nga pala kosovare është dhënë gojarisht, pasi sipas tij Prishtina zyrtare refuzon ta bëjë një gjë të tillë me shkrim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E mori me veturë në motel dhe dyshohet se ushtroi dhunë fizike dhe e dhunoi – ndalohet një person në Ferizaj
Elmi Aziri: Do t’i thërrasim të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe