Ndonëse ka dështuar, takimi i planifikuar ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nxitur shumë reagime në Prishtinë, kryesisht nga tabori opozitar.
Ata thonë se Thaçi edhe këtë herë ka gabuar me veprimet e tij, pasi, sipas tyre, para se të shkonte në Bruksel, Thaçi është dashur të arrinte një konsensus gjithëpërfshirës të spektrit politik në Kosovë.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Thaçi pa pëlqimin e Kuvendit të Kosovës, nuk është dashur të nisej për në Bruksel.
“Veprimet e zotit Thaçi lidhur me dialogun janë veprime individualiste sa i takon pikëpamjes dhe organizimit politik në Kosovë, sepse Kushtetua e Kosovës nuk e lejon atë që të merret me atë proces, sidomos nëse merren parasysh deklaratat e tij për shkëmbim të territorit apo për korrigjim të kufijve të Kosovës”.
“Kushtetuta e Kosovës është mjaft eksplicite në këtë pikë, prandaj pa marrë pëlqimin e Kuvendit, zoti Thaçi nuk ka mundur të shkojë në Bruksel. Shumë deputetë shqiptarë të Kosovës janë kundër veprimeve të zotit Thaçi dhe legjitimiteti i tij përfaqësues është i cunguar. Po ashtu edhe veprimet e tij janë të dyshimta dhe në këto rrethana, ai nuk ka kapital politik e juridik për të shkuar në bisedime në Bruksel”, thotë Gashi.
Edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari- Lila, njëherësh kryetare partisë opozitare, Alternativa, thotë se presidenti Thaçi është duke bërë veprime të gabuara lidhur me dialogun politik mes Kosovës dhe Serbisë.
Kusari-Lila tha se nga forma dhe mënyra se si ai i është qasur dialogut, lë të kuptohet se ai është në një mision kamikaz për postin e tij.
“Ky është zinxhiri i gabimeve që presidenti i ka bërë në raport me dialogun me Serbinë. Ka gabuar rëndë kësaj radhe për faktin se edhe në aspektin politik nuk ka pasur fare, aq më pak tashmë kur kanë dështuar edhe përpjekjet e Qeverisë për të pasur një ekip negociator. Por, gjithashtu, edhe për faktin se ai tashmë nuk ka mandat, nuk ka platformë dhe nuk ka një udhëzim të qartë nga institucioni më i lartë i vendit [Kuvendi] për të negociuar me Vuçiqin”, thekson Kusari-Lila.
Nga ana tjetër, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, përmes një deklarate, iu lut bashkësisë ndërkombëtare të mos “testojë” durimin e Serbisë dhe as mirëkuptimin e saj kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës, por ta kuptojë seriozitetin e situatës dhe të sillet në përputhje me të.
Kryeministrja serbe theksoi se nevojitet durim i madh për të biseduar me përfaqësuesit aktual të shqiptarëve, të cilët, sipas saj, janë të papërgjegjshëm, të paparashikueshëm dhe nuk i respektojnë marrëveshjet e arritura.
Deklarata e kryeministres serbe bëhet menjëherë pasi presidenti Aleksandar Vuçiq anuloi takimin në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Autoritetet serbe thanë se shkak për këtë ishte përgjigja e autoriteteve të Prishtinës drejtuar Vuçiqit, në lidhje me kërkesën e tij për të vizituar pjesën veriore të Kosovës dhe ndalesën për të vizituar edhe Liqenin e Ujmanit.
Në Bruksel, ka dështuar mbajtja e takimit ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Shkak i mosmbajtjes së takimit, sipas sqarimit të delegacionit nga Serbia, ishte mungesa e lejes nga autoritetet e Kosovës, që presidenti serb, Vuçiq, gjatë qëndrimit të planifikuar në Kosovë, të vizitonte edhe Liqenin e Ujmanit.
Kurse, njohësja e procesi të dialogut politike Kosovës – Serbi, analistja Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Serbia duhet të heqë dorë nga luajtja e rolit të viktimës.
Ajo thotë se Serbia duhet të dëshmojë vërtet se lidershipi i saj është reformuar ashtu siç pretendon, dhe se ky lidership është i gatshëm të veprojë sipas parimeve e vlerave të demokracisë.
“Serbia duhet ta dijë dhe ta njohë faktin që ka kryer krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, si në Kosovë, ashtu edhe në Bosnjë dhe duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e veta dhe duhet të kërkojë falje. Procesi i dialogut Kosovë-Serbi duhet të jetë një proces, i cili ndërton paqe dhe stabilitet mes dy vendeve po edhe në rajon. Dhe, e vetmja mënyrë është duke u ulur dhe biseduar dhe duke njohur realitetin që Kosova është shtet i pavarur. Dialogu është e vetmja mënyrë për paqe të qëndrueshme në rajon. Palët duhet t’u kthehen takimeve”, thotë Krasniqi.
Bisedimet politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me lehtësimin e Bashkimit Evropian ka nisur që nga viti 2011, dhe ka për qëllim normalizimin e raporteve mes dy shteteve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: Mickoski mund ta ftojë VLEN-in për kafe, por në Qeveri mund ta marrë vetëm si pjesë e koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja”
Voziti me fëmijë në prehër – policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Bytyqi: Një vit e gjysmë punuam në planin e rritjes, të ndërmarrim të gjitha proceset reformuese
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City