LAJMI I FUNDIT:

Përleshje e madhe mes shqiptarëve dhe afrikanëve në burgun e Firencës, pesë të lënduar rëndë

Përleshje e madhe mes shqiptarëve dhe afrikanëve në burgun e Firencës, pesë të lënduar rëndë

Në burgun Sollicciano ka pasur një përleshje të madhe mes shqiptarëve dhe afrikano veriorëve, ku si pasojë janë lënduar pesë të burgosur.

Dje (e enjte) rreth orës 14:00 në burgun Sollicciano në Firence rreth 40 të burgosur janë përleshur mes vete derisa ishin në një fushën sportive të burgut duke shëtitur.


Sipas njoftimeve nga mediat Italiane, përcjell Telegrafi, përleshja ndodhi në mes të dy grupeve dhe si pasojë pesë të burgosur janë lënduar rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Në momentin kur filloi përleshja mbikëqyrës ishte vetëm një gardian, i cili pasi ndërhyri për të qetësuar situatën ka pësuar lëndime në shpatull dhe është dërguar në pushim mjekësor.

Ndërhyrja e personelit shtesë të burgut ka bërë që të qetësohet situata dhe të burgosurit janë kthyer në qelitë e tyre, pa incidente tjera.

Gjendja strukturore e burgut në Firence raportohet të jetë jo e mirë, shkak ky që të gjithë të burgosurit janë lënë në fushën sportive, ku edhe ka eskaluar situata.

Pas incidenteve, kanë reaguar edhe autoritetet duke kërkuar personel shtesë dhe përmirësim të kushteve në burgun e Firencës, në mënyrë që të evitohen situatat e tilla në të ardhmen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori