LAJMI I FUNDIT:

Djemtë që u bllokuan për 18 ditë në shpellë janë kthyer përsëri në një shpellë – kësaj radhe për ta inauguruar atë (Video)

Djemtë që u bllokuan për 18 ditë në shpellë janë kthyer përsëri në një shpellë – kësaj radhe për ta inauguruar atë (Video)

Nga shpella e “Tham Luang” në atë të një qendre tregtare. Të dymbëdhjetë djemtë që u bllokuan për 18 ditë në një shpellë në Tajlandë më 23 gusht kanë rrëfyer historinë e tyre të trishtuar, përmes kalimit në një instilacion në formë shpelle në Bangkok.

Ata ishin ftuar për të inauguruar një qendër tregtare në kryeqytetin e Tajlandës dhe aty gjetën një riprodhim të shpellës që i mbajti peng për më shumë se dy javë.


Djemtë e ekipit të futbollit, së bashku me trajnerin e tyre, pas shpëtimit kanë rifilluar jetën normale dhe trajnimet nga shkolla dhe futbolli, por në axhendën e tyre të përditshme janë shtuar edhe konferenca për shtyp, apo programe televizive.

Ata gjithashtu u lutën së bashku në një tempull budist, gjithmonë me kamera të ndezura, përcjell gsh.

Pas pelegrinazhit të tyre, një ekip marketingu kujdeset për detajet më të vogla nga qeveria dhe ushtria.

Ndoshta historia e tyre do të përfundojë në Hollywood, por nuk ka mungesë të polemikave të atyre që i shohin si “marioneta” në duart e atyre që duan të bëjnë para me tmerrin që përjetuan.

Psikologët e spitalit në Chaing Rai, ku djemtë u trajtuan pas shpëtimit, kishin paralajmëruar: “Tani familjet duhet të mbajnë nën kujdes shëndetin e tyre mendor, pasi ajo që kanë jetuar nuk mund të fshihet nga mendja”.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori