LAJMI I FUNDIT:

Veseli propozon “formulën” për dalje nga kriza e raporteve pozitë-opozitë (Dokument)

Veseli propozon “formulën” për dalje nga kriza e raporteve pozitë-opozitë (Dokument)

Gjatë ditës së sotme është mbledhur Kryesia e Kuvendit për të vendosur lidhur me dy seancat e dështuara të Kuvendit të Kosovës.

Bëhet fjalë për seancat, njëra e thirrur nga pozita për ekipin negociator, si dhe tjetra e thirrur nga opozita për ndalimin e negocimit të kufijve në dialog me Serbinë.

Siç edhe është raportuar, në mbledhje kanë marrë pjesë të gjithë shefat e grupeve parlamentare.


Dhe gjatë kësaj mbledhje, përcjell Telegrafi, kryeparlamentari Kadri Veseli ka propozuar që të përfshihen në një dokument kërkesat e pozitës dhe të opozitës, kur bëhet fjalë për çështjen e dialogut me Serbinë.

Sipas këtij dokumenti, Veseli, ndër tjerash ka propozuar edhe që të propozohen dy rezoluta, njëra nga pozita dhe tjetra nga opozita, të cilat do të votoheshin veç e veç. /Telegrafi/