LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Asociacioni, pasojë e marrëveshjes që ka nënshkruar Thaçi

Mustafa: Asociacioni, pasojë e marrëveshjes që ka nënshkruar Thaçi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë sot se ditëve të fundit po zhvillohet një sulm i orkestruar ndaj LDK-së dhe ndaj tij si kryetar i kësaj partie.

Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se sulmuesit kanë dëshirë ta përçajnë LDK-në.

Lexoni të plotë postimin e Mustafës:


“Ditëve të fundit po zhvillohet një sulm i orkestruar ndaj LDK-së dhe ndaj meje si Kryetar i LDK-së. E di që ata kanë dëshirë ta përçajnë LDK-në sepse iu krijon problem për zgjedhje të reja. Por nuk munden, nga se po shërbehen me të pavërteta kurse opinion është ngopur me to.

E para. Dje thash se vendimi për Asociacionin ka rezultuar nga Marrëveshja e parë, të cilën e ka nënshkruar Hashim Thaçi dhe e ka ratifikuar Kuvendi. Edhe një ministër që bënte shumë zhurmë me të pavërteta për këtë çështje, por për të cilin më parë kam pasur përshtypje për një djalë të edukuar dhe të pjekur, dje e pranoi se edhe Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Asociacioni duhet të themelohet bazuar në marrëveshjen e parë dhe të Ligjit mbi ratifikimin e kësaj marrëveshje, jo në dokumentin e parimeve që unë e kam nënshkruar. Atëherë nëse dikush e ka sjellë Republika Serpsken në Kosovë sipas tij, për çfarë unë mendoj se e ka gabim, do të ishte kjo marrëveshje e nënshkruar nga shefi i tij.

E dyta. LDK dhe unë publikisht e kemi kundërshtuar në vitin 2014 vazhdimin e vendeve të rezervuara për minoritetet në Kosovë dhe kemi kërkuar të veprohet sipas Kushtetutës dhe Pakos së Ahtisarit, që këto vende pas konsumimit të tyre prej dy mandateve të kalojnë në vende të garantuara. Po të veprohej ashtu siç PDK dhe subjektet tjera kërkonin atëherë, çdo vend i fituar përmes zgjedhjeve në Kuvend do të ishte shtesë, përveç 10 vendeve të rezervuara komunitetit serb të Kosovës dhe komuniteteve të tjera. Me këtë veprim sot Lista Serbe do të kishte mbi 15 deputet në Kuvend dhe pakicat do të ishin forca më e madhe politike në Kosovë, ku mbi 90% janë shqiptar. Kjo do të nënkuptonte Ahtisari plus, dhe një situatë që kurrë nuk do të arrinim ta ndryshojmë sepse nevojiten dy të tretat e dyfishta, e as serbet e as tjeret nuk do të votonin kundër vetvetes.

Është ironike të lidhet kjo me FSK-në dhe shndërrimin e saj në Forcë të Armatosur. Transformimi i FSK-së bëhet në bashkërenditje me partnerët tanë, NATO-n, SHBA-të dhe BE-në, jo me njerëz të Graçanicës dhe Shtërpcës, sepse për fat të keq ata, deshën apo jo, janë diktuar dhe diktohen nga Beogradi”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori