Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot punimet në autostradën “Arbën Xhaferi”, Prishtinë-Hani i Elezit, përkatësisht në hyrje të Hanit të Elezit, segmenti B406-407, ku është duke u ndërtuar një prej urave më të mëdha në rajon në gjatësi prej 6 kilometër.
Kryeministri Haradinaj, i cili shoqërohej edhe nga ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se është i kënaqur me dinamiken se si po zhvillohen punimet në këtë segment, derisa theksoi se është i bindur që punimet në fjalë janë nën angazhimin e kompanisë më të sigurt në botë.
“Jemi sot bashkë me ministrin Lekaj, në punishte ku po punohet rruga 6, jemi të bindur se kjo punishte është në duart me të sigurta në botë, njerëzit më kompetent. E mira është se janë katërmijë njerëz që punojnë. Janë qindra kompani të Kosovës të kontraktuara me njerëz të Kosovës që punojnë dhe do të përfitojnë nga kjo përvojë”, tha Haradinaj.
Ndërkaq, drejtori i projektit të kompanisë “Bechtel & Enka”, Riyadh Alkawazayi, tha se është i lumtur që t’i tregojë kryeministrit për progresin, i cili ai është angazhuar për mbarëvajtjen dhe angazhimin e këtij projekti.
Haradinaj kërkoi që të vazhdohet me dinamikën e punimeve të deritashme dhe që punimet të përfundojnë para ndërrimit të stinës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëStudio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'