LAJMI I FUNDIT:

Thaçi e Haradinaj u takuan me Delawien

Thaçi e Haradinaj u takuan me Delawien

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj kanë zhvilluar një takim të përbashkët në zyrën e presidentit.

Telegrafi merr vesh në takim është parë tek ka hyrë edhe lideri i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Po ashtu më herët në takim i pranishëm ka qenë edhe ambasadori amerikan, Greg Delawie, por është larguar para pak çastesh.


Nuk dihet se cila ishte arsyeja e këtij takimi, mirëpo me gjasë ka të bëjë me mos zhvillimin e seancës së Kuvendit të Kosovës e cila u parapa të fillonte në orën 16:00 dhe ende nuk ka filluar. /Telegrafi/