LAJMI I FUNDIT:

SBASHK: Të korrigjohet Projektligjit për Paga, në të kundërtën do të fillohet me veprime sindikale

SBASHK: Të korrigjohet Projektligjit për Paga, në të kundërtën do të fillohet me veprime sindikale

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK) u ka dërguar një letër kryeministrit Ramush Haradinaj dhe zyrtarëve tjerë qeveritarë se do të fillojnë një protestë të shtunën, nëse nuk korrigjohet projektligji për Paga.

“Nga e hëna kur Qeveria e Kosovës ka votuar Projektligjin për Pagat, SBASHK-u ka bërë një analizë të tij dhe ka vërejtur se versioni i votuar që do të mbështetet me dhjetëra e dhjetëra milionë shtesë nga buxheti i Kosovës do të mundësojë ngritjen e dukshme të pagës për shumicën e se publik, por jo edhe për sektorin e arsimit dhe atij të kulturës. Ky Projektligj prandaj edhe vlerësohet si diskriminues, degradues e nënçmues ndaj të punësuarve në arsim dhe kulturë. Kjo ka bërë që SBASHK duke dëgjuar zërin e punëtorëve të arsimit nga e tërë Kosova të nis përgatitjet për veprime konkrete sindikale duke filluar me një protestë të shtunën, më 8 shtator, para Qeverisë e për të vazhduar pastaj, nëse Qeveria nuk reflekton dhe nuk e kthen Projektligjin për korrigjim në Ministrinë e Administratës Publike, me veprime tjera sindikale”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut, përcjell Telegrafi.


Për situatën e krijuar dhe për tensionet e ngritura në tërë sistemin arsimor, SBASHK-u ka informuar me shkresa zyrtare kryeministrin Haradinaj, zëvendëskryeministrat Enver Hoxhaj, Behgjet Pacolli dhe Fatmir Limaj dhe ministrin Shyqiri Bytyqi, duke kërkuar nga ata që të kthehet për korrigjim Projektligji i Pagave ose në të kundërtën në sistemin arsimor do të fillohet me veprime sindikale.

Projektligji për Pagat procedohet në Kuvend
Lexo po ashtu Projektligji për Pagat procedohet në Kuvend

Të hënën, kabineti qeveritar pa asnjë votë kundër dhe me një abstenim nga ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka proceduar për shqyrtim në Kuvend, Projektligjin për Paga. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

PwC Albania and Kosovo
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs
​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

Ekonomi
Kalo në kategori