Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se LDK duhet të pranojë se kanë bërë një gabim kur e kanë votuar Hashim Thaçin për president të Kosovës.
Molliqaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se çdo parti bën gabime ndonjë periudhë të caktuar kohore.
“Unë pres nga LDK-ja që të pranojë se kanë bërë një gabim. Krejt forcat politike, edhe individët bëjnë gabime. Por si po sillen tash ata duhet të bëjnë një kërkim falje për atë që kanë bërë me Thaçin”, deklaroi ai.
Deputeti i PSD-së ka thënë se veprimi i Teuta Rugovës nuk mund të justifikohet përderisa ajo është pjesë e LDK-së, përcjell Telegrafi.
“Unë e mirëkuptoj pozicionin e LDK-së me atë që ka ndodhë sot me një deputete të saj. Por, nuk mundemi ne me justifikua veprimin e saj pse ajo është çika e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Sepse unë besoj se njerëzit e LDK-së e kanë mbështet Rugovën për shkak të bindjeve politike, jo pse ka qenë djali i dikujt apo pjesëtar i ndonjë fisi”, deklaroi ai.
“Teuta Rugova nuk ka mendim ndryshe nga LDK, por ka veprim ndryshe”
Molliqaj ndër të tjera ka thënë se gjesti i Teuta Rugovës e ka dëmtuar opozitën sot, dhe LDK-ja duhet të marrë masa.
“Nëse LDK-ja do bashkim të opozitës, duhet të mbajë qëndrim ndaj Teuta Rugovës. Neve si opozitë gjesti i Teuta Rugovës na ka dëmtuar sot”, deklaroi Molliqaj.
“LDK-ja patjetër duhet të merr masa, sepse nuk mjafton vetëm distancimi nga ajo”, thotë Molliqaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
Radoiçiq pa aktakuzë zyrtare në Serbi
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?