LAJMI I FUNDIT:

Fotoja konfirmon mbështetjen 5G të Xiaomi Mi Mix 3

Fotoja konfirmon mbështetjen 5G të Xiaomi Mi Mix 3

Javën e kaluar Xiaomi tregoi një shfaqje të përmasave të Mi Mix 3 që zbuloi mekanizmin e saj të lëvizjes së pjesës së kamerës, dhe tani drejtori i menaxhimit të produkteve të kompanisë, Donovan Sung, ka publikuar një foto që konfirmon një tjetër veçori: mbështetjen 5G.

Telefoni do të lansohet në tetor, shumë më herët se çdo pajisje tjetër me rrjet 5G, por Sung thotë se kompania “nuk mund të presë për daljen zyrtare në treg të 5G, vitin e ardhshëm”.


Sa për atë që mund të presim nga zbatimi i përpiktë i 5G nga Xiaomi, Sung citon shpejtësinë e shkarkimeve që janë “më shumë se 10 herë më të shpejta se shpejtësitë 4G”. Fotoja tregon Mi Mix 3 duke përdorur rrjete të ndryshme në një vend testimi, duke përfshirë një lidhje LTE, por nuk shfaq shumë në lidhje me aftësitë teorike të telefonit.

Funksionaliteti i 5G do të varet shumë edhe nga lloji i rrjeteve që operatorët përdorin, nëpër vende të ndryshme të botës. Megjithatë, kjo është pajisja e parë me mbështetjen 5G e shpallur deri tani.

Moto Z3 do të ketë pajtueshmëri 5G nëpërmjet një modeli me modem Snapdragon X50, ndërsa Huawei dhe LG kanë njoftuar planet për lansimin e telefonave 5G në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/