LAJMI I FUNDIT:

Kandidati për president i Sporting Lisbonës, Rodrigues: Terry do të jetë lojtar ynë

Kandidati për president i Sporting Lisbonës, Rodrigues: Terry do të jetë lojtar ynë
Kapiten te Chelsea, kapiten mbetet edhe te Aston Villa

Kandidati për president i Sporting Lisbonës, Pedro Madeira Rodrigues ka zbuluar se do ta transferojë John Terry.

Para zgjedhjeve të klubit, Rodrigues thotë se ish-kapiten i Chelseat dhe Anglisë do t’i bashkohet klubit portugez nëse do të fitojë presidencën.


Terry është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës në qershor me klubin e Aston Villës.

Rodrigues i tha O Jogos: “Unë jam shumë afër prezantimit të lojtarëve që do të vijnë në Sporting. Nuk mund t’i zbuloj emrat e tre lojtarëve sot pasi që shkojnë përtej limiteve të klubit.

“Ata janë të huaj, një mbrojtës i krahut të majtë, një mesfushor me tipare sulmuese dhe një kampion i madh. Të gjithë lojtarët këta lojtarë nuk kanë kontrata dhe janë të lirë”.

“Unë mund të them një, ai është John Terry, një kampion i madh, një lojtar që nuk vjen për të fituar lojëra, por vjen për të fituar në stërvitje. Ai është shumë afër që të jetë lojtar i yni”, tha Rodrigues.

Ndryshe, 37-vjeçari më parë ka qenë pjesë e Chelseat, ku ka fituar të gjitha trofetë e mundshme në Angli dhe Evropë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori