LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Kulturës në Maqedoni reagon ndaj filmit me përmbajtje skandaloze të financuar nga shteti

Ministria e Kulturës në Maqedoni reagon ndaj filmit me përmbajtje skandaloze të financuar nga shteti

Reagon Ministria e Kulturës përmes një kumtese të lëshuar duke thënë se Agjencia e filmit është institucion i pavarur nga Ministria e Kulturës dhe se Ministria e Kulturës i dënon vendimet e udhëheqjes së kaluar që kanë financuar projekte fyese për qytetarët e Maqedonisë.

“Agjencia e filmit është një institucion i pavarur nga Ministria e Kulturës dhe së bashku ne i dënojmë vendimet e garniturave të mëparshme që kanë financuar projekte pa asnjë lloj vlere artistike, që i fyejnë ndjenjat e qytetarëve.
Është në përgatitje e sipër një vendim ligjor që do të pengojë keqpërdorimet e tilla dhe do të kërkojë llogari e do të ketë kontroll mbi financimin, dhe çfarë është më e rëndësishme mbi temat, idetë dhe mesazhet që i përcjellin këto krijime/filma.
Ministria dhe Agjencia e Filmit potencojnë se kjo është hera e fundit që me paratë e qytetarëve do të xhirohen filma të cilët ofendojnë këta qytetarë. Këto lojëra tendencioze me historinë, ngjarjet që dëmtojnë bashkëjetesën dhe jetën e qytetarëve – financuesit e këtyre veprave, nuk do të gjejnë më mbështetje.

Fondi i filmit pranë Agjencisë së Filmit është një prej më të mëdhenjve në rajon dhe këtë fakt e dëshmon edhe respekti i shtetit ndaj kinematografisë dhe kineastëve.


Për fat të keq, viteve të fundit jemi dëshmitarë të keqpërdorimeve të ndryshme financiare dhe ideologjike, ndërsa paratë për filmin, për të cilin duket qartë se provokon kontraverisone është i financuar në vitin 2015. Agjencia e filmit ka filluar tashmë një numër të madh procedurash për projektet e financuara në të kaluarën, duhet të jepet llogari për fondet e shpenzuara nga buxheti RM”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Kulturës.

Ndërkaq Ministri i Kulturës Asaf Ademi ka njoftuar se nesër në ora 15:00 së bashku me drejtorin e Agjencionit për film, do ta njoftojnë opinionin se në vitin 2015, nga garnitura paraprake, e paratë e qytetarëve u financua xhirimi i një filmi që i ofendon vetë qytetarët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori