LAJMI I FUNDIT:

Lawrence: Nuk mbaj kurrë dietë, më mirë i shtoj ushtrimet sesa të heq dorë nga ushqimi

Lawrence: Nuk mbaj kurrë dietë, më mirë i shtoj ushtrimet sesa të heq dorë nga ushqimi
Jennifer Lawrence (Foto: Getty Images)

Jennifer Lawrence është njëra prej aktoreve më të paguara në Hollywood, ndërsa nëpër intervista nuk heziton t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve.

Gjatë një interviste për Vogue, ajo ka thënë se nuk mban dietë dhe se nuk përmbahet asnjëherë kur është fjala për ushqimin e saj të preferuar.


Jennifer Lawrence (Foto: Getty Images)

“Nuk më pëlqen kur njerëzit thonë më pëlqen vetëm kjo ose vetëm ajo. Nuk kam kufizime të tilla. Asnjëherë nuk jam në dietë rigoroze”.

“Nëse më pëlqen një copë picë, e ha. Më mirë i shtoj ushtrimet, nëse dua që rrobat të më rrinë me mirë”.

Lajmet për Lawrence
Lexo po ashtu Lajmet për Lawrence

“Veç kësaj, gjithkund më fotografojnë dhe jam nën presion që gjithmonë të dukem mirë”, ka deklaruar Lawrence.

Jennifer Lawrence (Foto: Getty Images)

28-vjeçarja ka treguar se për xhirimet e filmit “Red Sparrow” ishte stërvitur me trajner privat duke bërë edhe ushtrime më të vështira.

Ndërsa sa u përket produkteve të rëndësishme kozmetike që i mban në çantën e saj, ajo ka thënë se nuk shkon askund pa kremin mbrojtës për rrezet UV me faktor të lartë.

“Nuk bëj makijazh. I mbaj flokët të lidhur, pakëz shkëlqim Diori dhe syze për diell”, është shprehur bukuroshja. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori