LAJMI I FUNDIT:

Mercedes shfaqë enterierin e modelit EQC (Foto)

Mercedes shfaqë enterierin e modelit EQC (Foto)

Pjesa informuese dhe komanduese, janë bërë bashkë në një ekran gjigant

Kur ka mbetur më pak se një javë, prej prezantimit të makinës së parë tërësisht elektrike nga Mercedes, është postuar një imazh që e tregon se çfarë enterieri do ta ketë EQC, transmeton Telegrafi.


Fillimisht, prodhuesi tregoi dritat që do t’i ketë, pastaj përmes postimeve në rrjetet sociale, linjat e pjesës së përparme dhe të prapme. Për të vazhduar me teknologjinë e lartë, që është vendosur në brendësinë e këtij EV.

Megjithëse ka ende butona fizik, pjesa tjetër e komandave bëhet përmes ekranit të ndjeshëm në prekje. Kjo pjesë, është e bashkuar me hapësirën që e njofton shoferin për shpejtësinë me të cilën lëvizë, nivelin e karburantit, si dhe informata tjera mbi makinën. Ky bashkim në një ekran, për herë të parë është parë të A-Class, ndërsa pritet të jetë standard në të gjitha modelet e reja.

Pjesa anësore e timonit është shfaqur, megjithatë Mercedes e ka mbajtur të fshehtë pjesën qendrore, ku pritet të ketë lehtësira të mëdha për shoferin. Modeli EQC do të prezantohet zyrtarisht më katër shtator në Stokholm të Suedisë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Auto
Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Auto
Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Auto
Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Auto
Kalo në kategori