LAJMI I FUNDIT:

Mariano do ta trashëgojë numrin ikonik 7 që e ka bartur Ronaldo?

Mariano do ta trashëgojë numrin ikonik 7 që e ka bartur Ronaldo?
Cristiano Ronaldo, Mariano Diaz (Foto: Getty Images)

Sipas radiostacionit spanjoll, COPE, Mariano Diaz do ta bartë fanellën me numrin ikonik 7, të cilën e ka bartur Cristiano Ronaldo nga sezoni 2010-2011.

Sulmuesi 25-vjeçar u kthye te Los Blancos nga Lyoni për një shumë prej afro 23 milionë eurosh dhe premton të shndërrohet në njërin prej lojtarëve të rëndësishëm të klubit madrilen.


Mariano Diaz (Foto: Getty Images)

Edhe pse shumëkush mendon se Mariano nuk mund të përfshihet menjëherë në formacionin startues të Realit, mediat po spekulojnë se atij do t’i jepet fanella me numrin që e ka bartur CR7.

Lajmet për Marianon
Lexo po ashtu Lajmet për Marianon

Superylli portugez e trashëgoi numrin 7 nga legjenda Raul Gonzalez në sezonin 2010/2011 dhe e barti atë deri në sezonin 2017/2018, kur edhe u largua drejt Juventusit.

Ronaldo duke hequr fanellën (Foto: Getty Images)

Emilio Butragueno, Juanito dhe Amancio, janë futbollistët tjerë që e kanë bartur këtë numër.

Kur u njoftua për transferimin e Marianos nga Real Madridi, AS kishte bërë një sondazh se cili numër do të duhej t’i ndahej duke vënë në përzgjedhje numrat 7, 15, 16, 23, që janë të lirë.

Ndërsa shumica e 16.000 votuesve kishin zgjedhur pikërisht fanellën me numrin 7. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori