LAJMI I FUNDIT:

Lionel Messi refuzon ta nënshkruajë fanellën e një tifozeje të klubit Rosario Central – Prapa këtij gjesti qëndron klubi i fëmijërisë Newell’s Old Boys

Lionel Messi refuzon ta nënshkruajë fanellën e një tifozeje të klubit Rosario Central – Prapa këtij gjesti qëndron klubi i fëmijërisë Newell’s Old Boys

Lionel Messin është përfshirë në një incident me një tifoze dhe kjo është bërë virale në faqet e internetit, ku shihej ylli i Barcelonës duke refuzuar të nënshkruajë fanellën e tifozes. 

Siç shihet në video, tifozja dëshironte që Messi të nënshkruante një fanellë të Rosario Central.


Sigurisht, pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’, është mbështetës i përjetshëm i Neëell’s Old Boys, dhe rivalët e përjetshëm janë  Rosario.

Ndeshja me Newell’s dhe Rosario, konsiderohet si njëri nga derbit më të rëndësishëm argjentinas jashtë Buenos Airesit.

Messi në fëmijëri

Në thelb, kërkesa ndaj Lionel Messit është e njëjtë sikur t’i kërkohej ta nënshkruante një fanellë të Real Madridit.

Besohet se tifoja e quajti Messin: “pecho frío”, që sipas gazetarit Juan Arango, në përkthim i bie “pa pasion”.

Por nuk mund ta quash pa pasion, njeriun që e luan këtë lojë me pasionin më të madh.

Messi është rritur duke luajtur për Newell’s Old Boys, ku kaloi gjashtë vite, para se të bashkohej me Barcelonën në vitin 2001.

Në të kaluarën, nënkryetari i klubit Cristian D’Amico, kishte thënë se një dite Messi do ta vesh përsëri fanellën e klubit argjentinas.

“Unë jam i bindur, si shumë kolegë të mi, që ne mund ta bëjmë historinë si klub nëse arrijmë ta marrim lojtarin më të mirë në botë që ta vesh fanellën e Newellit. Mendoj se do të kemi kënaqësinë që Messin një ditë ta veshë këtë fanellën”, kishte thënë ai.

Messi ka thënë në intervistat e kaluara se klubi i vetëm që do të linte Barcelonën është Newell. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Premier League
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

La Liga
Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
Kalo në kategori