LAJMI I FUNDIT:

Rejtingu i partive politike në Maqedoni sipas anketës së IRI-t (Foto)

Rejtingu i partive politike në Maqedoni sipas anketës së IRI-t (Foto)

Nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, për LSDM do të votonin 21 për qind e qytetarëve, ndërsa për OBRM-PDUKM-në 18 për qind e qytetarëve, tregon anketa e Institutit Republikan Ndërkombëtare (IRI), përcjell Telegrafi Maqedoni.

BDI ka mbështetjen e shtatë për qindtëve nga të anketuarit, Aleanca për Shqiptarët dy, ndërsa PDSH dhe dy krahët e Besës nga një për qind.

Nëntëmbëdhjetë për qind e të anketuarve ende nuk e dinë se për kë do të votojnë, katër për qind nuk do të dalin në zgjedhje, ndërsa 23 për qind nuk kanë dhënë përgjigje në anketë.


Në krahasim me anketat e IRI-t nga muaji gusht të vitit 2017, rejtingu i LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së është rritur për një për qind, ndërsa rejtingu i BDI-së dhe PDSH-së ka ngelur i njëjtë, ndërsa Besës dhe Aleancës për Shqiptarët iu është zvogëluar për tre për qind.

Në mesin e politikanëve, sipas anketës, mbështetje më të madhe ka Zoran Zaev me 16 për qind, Nikolla Gruevskin e mbështesin shtatë për qind, Ali Ahmetin pesë për qind, Gjorge Ivanovin pesë, ndërsa Hristijan Mickoskin dhe Nikolla Dimitrovin e mbështesin nga dy për qind.

Ky sondazh u zhvillua për Qendrën për hulumtime të sondazheve nga GfK Skopje, firmë për hulumtim të tregut. Të dhënat janë mbledhur prej 28 qershor deri 15 korrik 2018, nëpërmjet intervistave ballë për ballë nga profesionistë të trajnuar. Mostra përbëhet nga 1100 të anketuar, të moshës 18 e më shumë. Shkalla e përgjigjes ishte 69 përqind. Ky hulumtim u zhvillua me përkrahjen të Agjencisë së SHBA-ve për zhvillim ndërkombëtar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori