LAJMI I FUNDIT:

Conte kthehet në radarin e Milanit

Conte kthehet në radarin e Milanit
Antonio Conte (Getty Images)

Humbja e Milanit 3-2 ndaj Napolit ka sjellë përsëri Antonio Conten në radarin e Rossonerëve, të cilin e shohin si pasuese të trajnerit aktual Gennaro Gattuso.

Rossonerët kishin një avantazh prej 2-0 në Stadio San Paolo mbrëmë, por në hapësirën prej 30 minutash, lojtarët lëshuan tempin dhe në fund humbën 3-2.

Kjo humbje nga një avantazh prej dy golave ka bërë që trajnerit Gattuso t’i lëkundet karrigia e tij qysh në fillim të sezonit.


Sipas mediumit italian Calciomercato.com, hierarkia e klubit po konsideron përsëri për të bërë një ofertë për Conten si trajner tyre të ri.

Antonio Conte (Getty Images)

Thashethemet tashmë ishin qarkulluar në mënyrë të përsëritur në muajt e fundit, madje edhe para se të ndahej italiani me Chelsean në rrethana të hidhura.

Conte ishte në stadiumin e Torinos dje (e shtunë) për të parë Juventusin që mundi Lazio me rezultat 2-0.

Megjithëse ideja e shefit të ish-Italisë fillimisht ishte hedhur nga ekipi menaxhues i Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli nga Yonghong Li, duket se profili i tij është i admiruar edhe nga drejtuesit e tanishëm Elliott Management dhe Leonardo. /Telegrafi/