LAJMI I FUNDIT:

Shumë hite dhe pushtim i skenës – Redbox dominoi plotësisht verën në skenën muzikore

Shumë hite dhe pushtim i skenës – Redbox dominoi plotësisht verën në skenën muzikore

Vera 2018 ishte një prej “sezoneve” më delikate për skenën muzikore shqiptare.

Shumë artistë e pak hite, dhe një ndikim i hip hop – dancehallit nga Evropa qëndrore e sjellë prej reperëve shqiptarë në diasporë. Shumë artistë patën probleme të gjejnë krijimin e duhur.


Por, një brengë të tillë nuk e kanë pasur artistët të cilët kanë bashkëpunuar me shtëpinë e hiteve, RedBox dhe top producentin Big Bang.

Telegrafi liston hitet e publikuar këtë verë nga RedBox dhe që flasin për një dominim të tërësishëm të kësaj studio, e cila muzikalisht ka pushtuar skenën në mënyrë të pakontestuar.

MAKIATO

Lumi B lansoi projektin më kontravers të tij “Makiato”. Pak kush besoi se ky do të jetë sukses, por një frazë drejtuar armikut shumë shekullor në një ritëm të shpejtë hip hopi bëri që Lumi B të jetë një tjetër storie e sukesit të kësaj vere – edhe ky me projektet që i besoi Big Bangut dhe RedBoxit. Mbi dy milionë e gjysmë klikimet nuk vënë në pah realitetin për këtë hit të diskotekave të kësaj vere, ku Lumi nuk pati fare të këndonte – këndoi publiku për të.

FUEGO

Shkoi në Amerikë. Realizoi një sërë këngësh. Provoi të krijonte famë ndërkombëtare. Nuk gjeti hitin. U kthye në Kosovë. Shkoi në studion e Redbox. E gjeti hitin pas shumë kohësh. Dhe, filloi turneun veror. Morali i stories: Dafina as në SHBA nuk gjeti një bashkëpuntor si BigBang që mund ta kthejë në rrugën e hitit. Me afro 5 milionë klikime, “Fuego” është projekti i zjarrtë i kësaj vere për Duffyen – që riktheu atë fuqishëm ashtu siç e meriton.

MA CHERIE

Vajzat do të shkrihen vetëm kur të shohin titullin, sepse sigurt do të kënaqen nga muzika e realizuar në studion e RedBox. Butrint Imeri gjeti hitin e tij të kësaj vere në folenë e Big Bang, duke arritur 23 milionë klikime dhe një turne spektakolar – si asnjëherë tjetër. Një qershi e vërtetë e kësaj vere…

MERRI MERRI

Ai është i palodhshëm dhe në hap me kohën. Trap, hip hop, hip hop – trap, apo dancehall – trap, Big Bang është gjithmonë aty, i gatshëm për ta gatuar hitin. Kësaj radhe “beatin” ua servoi dy prej reperëve më të fortë të skenës, superyllit Ledri Vula dhe yllit të muzikës trap, Buta. Ishte kjo vetëm pikënisje e verës me një klip ekzotik nga Los Angeles që arriti 10 milionë klikime. Përveç zemrës krejt t’i fali…

SI BUGATTI

#KikiChallenge? Jo faleminderit, një këngë shumë më e zjarrtë e kësaj vere është “Si Bugatti”. Me një promocion të hatashëm dhe klip ultra të shtrenjtë, rreziku për Gjikon nuk pati e as pikëpyetje – vëllai i tij Big Bang gjithnjë sigurohet që të jetë i sakt në cak. Nuk ka pasur koncert, e nuk ka pasur dëgjues që nuk është lëkundur të vallëzojë me ritmet e kësaj kënge duke nxitur një mani në rrjetet sociale. Ky ishte projekti i verës i realizuar nga Big Bang për Gjikon, e nuk duhet të harrohet se mixtape që theu rekorde, “Energjiko”, natyrisht se u gatua, e u pjek në Redbox.
Mbi tetë milionë klikime në më pak se tri javë. Sukses i hatashëm…

KALON

Dafina reprezenton vokal dhe sensualitet. Askush më mirë se BigBang nuk di të bashkojë këto dy afinitete për të realizuar hitin më të madh të Dafinës në vitet e fundit, pas një tentimi jo të suksesshëm për sukses në SHBA. Për Lumi B komentet janë të tepërta. Afro tetë milionë klikime në më pak se tri javë. Hit bashkëpunim.

PRINCESS DIANA

E vërtetë. RedBox dhe Big Bang krijuan këngë shumë të mira. Krijuan hite. Por, pak kush vë dyshime se kush qëndron edhe prapa mega hitit të verës. Edhe kjo gjë dihet. 25 milionë klikime për dy muaj, “Princess Diana” realizuar nga Big Bang është kombinimi perfekt i një kënge ekzotike dhe hip hopit, kështu duka ua servuar këngën dy reperëve të shkëlqyer për të lënë gjurmën e tyre me pa dyshim hitin më të madh të kësaj vere.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Kalo në kategori